Lidhja Arabe denoncon SHBA-n për heqjen e 'Palestinës' nga Lista e Shteteve te Lindjes se Mesme

Publikuar në Shta. 12, 2019, 11:56 p.m.

Lidhja Arabe denoncoi Departamentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per heqjen nga faqja e saj në internet,  emrin e territoreve të okupuara palestineze ose te Autoritetit Palestinez nga lista e vendeve të Lindjes së Mesme.

Lidhja Arabe tha se masa eshte  "Një veprim i ri armiqësor që kërcënon të likuidojë Kauzën Palestineze."

Në një deklaratë, Said Abu Ali, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe për Palestinën dhe territoret arabe të okupuara, theksoi se ky vendim i [SHBA-ve] u refuzua me forcë nga vendet arabe, si dhe nga shumica dërrmuese e vendeve në botë, të cilat u shprehën në më shumë se një rast  mbështetjen e tyre për të drejtat  e Palestinës dhe respektimin e parimeve të ligjit dhe legjitimitetit ndërkombëtar.

Kjo masë e SH.B.A. do të shtohet në serinë e lëvizjeve të mëparshme izoluese, të cilat janë hedhur poshtë ndërkombëtarisht, përfshirë edhe nga Bota Arabe, sipas zyrtarit të Lidhjes Arabe.

Ai vazhdoi duke thënë se vendimi i SH.B.A.-së nuk do të ndikonte në "vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e popullit palestinez dhe udhëheqjes në luftën e tyre të drejtë për të arritur pavarësinë e tyre dhe për të përfunduar ndërtimin e shtetit të tyre me mbështetjen e popullit ."



Burimi : aawsat.co