Turqia do të organizon Samitin e Sirisë me Rusinë, Iranin më 16 shtator

Publikuar në Shta. 8, 2019, 12:51 a.m.

Udhëheqësit do të diskutojnë situatën në Idlib dhe situatën politike

Kryetari i Turqise,  Rexhep Tajip Erdogan do të presë homologët  e tij rusë dhe iranianë për një Samit  mbi Sirinë në Ankara në 16 shtator 2019, tha  zëdhënësi i kryetarit.

Pavarësisht se janë në anët kundërshtare në konfliktin sirian, mbështetësit e regjimit të Sirisë, Irani dhe Rusia kanë punuar ngusht me mbështetësit e kryengritesve ne  Turqi për të gjetur një zgjidhje politike.

"Presidenti do të presë një samit tre-palësh me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Iranit në Ankara," tha zëdhënësi Ibrahim Kalin të mërkurën.

Njoftimi i takimit midis Presidentit Vladimir Putin, Presidentit iranian Hassan Rouhani dhe Rexhep T. Erdogan vjen në një kohë kur forcat siriane kanë bërë përparime në fortesën e fundit  rebele të Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Rajoni, i cili ka qenë nën bombardime të mëdha  që nga prilli, është dashur të mbrohet nga një marrëveshje e zonës tampon të nënshkruar midis Turqisë dhe Rusisë vitin e kaluar.

Drejtuesit do të diskutojnë  per Idlibin, si dhe krijimin e një komisioni kushtetues dhe se si procesi politik duhet të vazhdojë, tha Ibrahim Kalin.

Turqia  është e prirur të parandalojë një sulm në shkallë të gjerë në Idlib – vendi për tre milion njerëz - ku Turqia ka 12 poste vëzhgimi.

Takimi i fundit midis liderëve ishte në muajin shkurt dhe ngjarja e shtatorit do të jetë samiti i pestë midis Putinit, Rouhanit  dhe Erdoganit që nga nëntori i vitit  2017.

Ibrahim Kalin tha se Erdogani do të flas  në telefon me Putinin  në ditët në vijim, duke shtuar se po bëhen  përgatitje për një telefonatë tjetër me Presidentin e SHBA-ve,  Donald  Trump.