I burgosuri palestinez vdes në burgun izraelit

Publikuar në Shta. 8, 2019, 12:41 a.m.

Një i burgosur palestinez, të martën në mëngjes, vdiq brenda një qelie të  izoluar në burgun Nitzan të Izraelit.

Sipas Asra Media Office, i burgosuri Nassar Takateka u gjet i vdekur në qelinë e tij, pa asnjë arsye të njohur.

Nassar  Takateka u rrëmbye nga shtëpia e tij në qytetin Beit Faxhxhar në Bethlehem muajin e kaluar.

Lëvizja Palestine e ka bërë përgjegjës shërbimin e burgjeve izraelite për vdekjen e Nassar Takatekës dhe u bëri thirrje organizatave të të drejtave të njeriut që të formojnë një komision për të hetuar vdekjen e tij.