Turqia kritikon Erdanin mbi status quon e Xhamisë Al-Aksa

Publikuar në Shta. 8, 2019, 12:36 a.m.

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi të enjten vërejtjet e bëra nga Gilad Erdan, ministri i sigurisë publike të Izraelit, për të ndryshuar status quo-në historike të Xhamisë Al Aksa.

"Ne kundërshtojmë plotësisht deklaratat e ministrit izraelit të sigurisë publike në lidhje me ndryshimin e status quo-së në Xhaminë  Al-Aksa.  Ky është një tregues i një mentaliteti të shtrembëruar", thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.

"Eshtë e qartë se çdo insinuatë dhe hap që synon të paragjykojë statusin historik dhe juridik të Jerusalemit do të përkeqësojë më tej tensionin në rajon", thuhet në deklaratë.

Deklarata thoshte se autoriteteve izraelite duhet të nxiten të japin fund praktikave të tyre të paligjshme në territoret e okupuara Palestineze, të shmangin veprimet dhe deklaratat e papërgjegjshme që do të rrisin tensionet në rajon. 

Gilad Erdan tha për Radion Hebraike se ai mendonte se kishte një padrejtësi në status quo që ekziston që nga viti 1967.

"Ne duhet të punojmë për të ndryshuar [status quo], kështu që në të ardhmen hebrenjtë, me ndihmën e Zotit, mund të luten në Malin e Tempullit," shtoi ai.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet  Xhamia al-Aksa, gjatë luftës arabe-izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980, në një veprim qe kurre nuk eshte njohur nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi tërë qytetin, duke e pretenduar atë si kryeqytetin "të përjetshëm dhe të pandarë" të vetëshpallur të shtetit hebre.

Për myslimanët, Xhamia Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë pas Mekës dhe Medinës. Hebrenjtë në mënyrë të rreme i referohen zonës si "Mali i Tempullit", duke pretenduar se ai ishte vendi i tempujve hebrenj në kohët e lashta.