Imam Hamenei i fal 1070 të dënuar

Publikuar në Shta. 1, 2019, 7:08 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Hamenei ka falur 1070  te denuar me rastin e Kurban Bajramit  dhe te Gadir Humit.

Ajetullah Hamenei të hënën ka ra ne dakord  me një kërkesë të Shefit të Gjyqësorit të Iranit, Ebrahim Raeisi, për faljen ose zvogëlimin e dënimeve të 1,070 të burgosurve të dënuar nga gjykatat e zakonshme, Gjykata  e Revolucionit Islamik, Organizata e Gjyqësore të Forcave të Armatosura dhe Organizatën e Ndëshkimit të Diskrecionit Shtetëror.

Falja vjen me rastin e dy festave , përkatësisht  Kurban Bajramit dhe Gadir Humit.

Festa Kurban Bajrami,  e cila  bie në ditën e 10 të muajit të Dhu al-Hixhxhe sipas Hixhretit, (Kalendari Henor), çdo vit, përkujton Hazreti Ibrahimin (a.s.) dhe djalin e tij, Ismailin.  Pasi iu nënshtrua vullnetit të Zotit,  Hazreti Ibrahimi (a.s.) u lirua nga kryerja e urdhrit dhe iu ofrua një dash për flijim.

Gadir Humi qe festohet këtë vit në 20 gusht, shënon emërimin e imamit të parë Ali ibn Ebi Talib (a.s.), figura më e nderuar e Islamit, si  si pasardhësi i Muhammedit (a.s.).



Burimi : Mehr News Agency