Lidhja Arabe dënon praktikat e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa

Publikuar në Shta. 1, 2019, 7:04 a.m.

Lidhja Arabe ka denoncuar me forcë praktikat agresive të Izraelit në Xhaminë al-Aksa pas nanazit te Kurban Bajramit të dielën në Jerusalemin e pushtuar.

Në një deklaratë, shefi i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit tha se ngjarjet që ndodhën në Xhaminë al-Aksa me urdhër të qeverisë izraelite pasqyruan "një politikë sistematike izraelite që synon normalizimin e pranisë hebraike në al-Haram al-Sharif dhe zvogëlimin e numrit muslimaneve , edhe në ditët e shenjta kur kryhen lutjet e Bajramit. "

Aboul Geit e mbajti qeverinë izraelite përgjegjëse për përshkallëzimin e saj serioz të situatës në Xhaminë al-Aksa me qëllim që të kënaqte grupet ekstremiste hebreje, duke paralajmëruar se politikat e pamatur dhe barbare të Izraelit do të nxisnin flakët  e fanatizmit në rajon dhe kërcënonin të ndiznin një grindje fetare në qytetine e pushtuar te Jerusalemit.  

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të qëndrojë përballë fushatës izraelite të Judesë që po zhvillohet në Jerusalem nën mbulesën politike të administratës amerikane.