Udheheqesi Suprem, Imam Hamenei thekson domosdoshmërinë e përballjes me komplotin e ndarjes së Jemenit

Publikuar në Gus. 28, 2019, 9:36 p.m.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit  2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, kryetarin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar sulmin ushtarak kundër Jemenit.

Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.

Udheheqesi Suprem i Revolucionit Islamik në një takim me delegacionin e lëvizjes Ansarullah të Jemenit, pasi theksoi se sauditët dhe emiratasit po mundohen ta ndajnë Jemenin deklaroi:

Duhet përballje e fuqishme me të tilla komploteve dhe duhet mbështetur uniteti dhe tërësia territoriale e Jemenit.

Ajetullah Hamenei, Udheheqesi Suprem i Revolucionit I Islamik ditën e martë në këtë takim vlerësoi besimin, qëndresën, inteligjencën dhe shpirtin xhihadist të Jemenit përballë sulmeve  të tmerrshme dhe të egra të sauditëve, emiratasve dhe mbështetësve të tyre dhe tha:

Duke pasur parasysh bindjet fetare dhe etnike të ndryshme në Jemen, ruajtja e unitetit dhe bashkimit është e nevojshme dhe kjo mund të arrihet përmes bisedimeve mes palëve jemenase.

Populli i Jemenit me kulturën dhe historinë e tij të lashtë dhe me frymën e  qëndresës  përgjatë 5 viteve të kaluara ka treguar se ka një të ardhme të mirë përpara dhe se do të formojë një qeveri të fortë që në kuadër të kësaj qeverie do të arrihet perparimi i vendit.

Udheheqesi Suprem përmendi qëndrimet anti amerikane dhe anti-perëndimore të Republikës Islamike të Iranit dhe tha:

Këto qëndrime nuk janë për shkak të fanatizmit dhe paragjykimit, por për shkak të realiteteve dhe veprimtarive së qeveritarëve perëndimorë dhe të Amerikës të cilat në pamje të jashtme duken sikur janë humanitare, civilizuese dhe të moralshme, mirëpo në realitet ato janë më kriminalet që ekzistojnë.

Udheheqesi Suprem gjithashtu përmendi neglizhencën e perëndimit ndaj krimeve që kryhen kundër Jemenit dhe kundër Palestinës dhe tha se ky është një realitet i botës sot.

Ajetollah Hamenei edhe një herë shprehu mbështetjen për popullin rezistent dhe besimtar të Jemenit dhe shtoi: Duke u mbështetur në fuqinë e besimit, rezistencës dhe mbështetjes tek Zoti duhet përballur me këto fuqi kriminale dhe kjo është e vetmja rrugë. Në fillim të takimit Muhamed Abdul’selam zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah i ka dorëzuar udhehesesit  suprem një letër të  Sejjid  Abdul’Malek Badredin al-Houthi lideri i lëvizjes Ansarullah dhe tha:

Populli jemenas që ndodhet në kushte tepër të rënda, me duar bosh dhe duke pasur besim tek Zoti po bën qëndresë dhe rezistencë të pathyeshme. Juve ju premtojmë se populli jemenas i bashkuar dhe si një trup i vetëm do të vazhdojë qëndresën e tij përballë agresorëve deri në fitoren  përfundimtare.