Shpallet motoja e pelegrinazhit të Arbainit

Publikuar në Gus. 28, 2019, 9:34 p.m.

Atasheu Kulturor i Iranit në Irak tha se motoja dhe ngjyra e veçantë e pelegrinazhit te Arbainit të këtij viti janë njoftuar.

Sipas Huxhat ul- Islam Ghulamreza Abazari, "Husein Yajmauna (Imam Huseini (a.s.) na mbledh së bashku)" është motoja e Pelegrinazhit.

Ai shtoi se e kuqja është përzgjedhur edhe si ngjyra e veçantë e ngjarjes fetare.

Huxhat ul-Islam Abazari gjithashtu e përshkroi pelegrinazhin e Arbainit si një fenomen unik që bashkon dashamirët e së vërtetës.

Ai nënvizoi se më e mira duhet të bëhet nga kjo ngjarje madhështore fetare.

Arbaini, i cili është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, vjen 40 ditë pas Ashures, përvjetorit të martirizimit të imamit të tretë shiit, Imam Huseinit (a.s.).

Cdo vit , një turmë e madhe besimtaresh mblidhen në qytetin irakian të Qerbelas, ku ndodhet Xhamia e Shejte e Imam Huseinit (a.s.), për të kryer ritet  e zisë.

Dita e Arbainit bie më 19 tetor të këtij viti, 2019.



Burimi : IQNA