Zyrtarët iranianë, turq diskutojnë bashkëpunimin fetar dhe Kur’anor me Iranin

Publikuar në Gus. 28, 2019, 9:25 p.m.

Konsulli i Përgjithshëm i Iranit dhe i dërguari kulturor në Stamboll u takuan me Myftiun e ri të qytetit.

Bakhtiar Assadzadeh dhe Kurosh Muktaderi u takuan me Myftiun Mehmet Amin Mashali në Dar al-Ifta të qytetit.

Ata diskutuan bashkëpunimin midis dy vendeve në fushat kulturore, fetare dhe Kur’anore.

Myftiu, Mehmet Amin Mashali theksoi historinë dhe civilizimin e Iranit dhe theksoi se ai ka udhëtuar në Iran  disa herë.

Ai tha se përfaqësoi Turqinë në Garat Ndërkombëtar të Kur’anit të Republikës Islamike në vitin 1986.

"Që atëherë, unë kam marrë pjesë në konkurs si anëtar i trupit te jurise  disa herë", shtoi ai.

Mashali gjithashtu iu referua interpretimeve të shumta të Kur’anit të shkruara në persisht dhe vuri në dukje se një perkthim, komentim, i Kuranit i quajtur Nemouneh është duke u përkthyer nga persishtja në turqisht.

Gjatë takimit, Esadzadeh theksoi bazat  e përbashkëta fetare dhe kulturore midis Iranit dhe Turqisë dhe shprehu shpresë për zhvillimin e bashkëpunimit fetar dhe Kur’anor midis dy vendeve.



Burimi : IQNA