Kryetari i ri i Mauritanisë është hafiz i Kur’anit

Publikuar në Gus. 22, 2019, 12:22 a.m.

Sipas uebfaqes së lajmeve al-Akhbar, Muhamed Ould Ghazouani, i cili mori detyrën e presidentit më 1 gusht, eshte hafiz Kur’anin qysh  kur ishte nxënës i shkollës fillore

Muhamed  Ghazouani lindi në Boumdeid, rajoni i Assabas, në Mauritania Jugore, në vitin 1956.

Ai i përket një familje të njohur sufiste në vend. Ghazouani është djali i udhëheqësit shpirtëror të fisit Maraboutique Ideiboussat.

Zgjedhjet presidenciale të Mauritanisë u mbajtën më 22 qershor dhe kandidati i partisë në pushtet Ghazouani fitoi zgjedhjet me 52 përqind të votave.

Republika Islamike e Mauritanisë është një vend në rajonin Magrebit në Afrikën Veri-Perëndimore.

Popullsia e vendit vlerësohet të jetë rreth 4 milion dhe praktikisht të gjithë Mauritanianët janë muslimanë.

Aktivitetet dhe programet kur’anore janë shumë të njohura në vendin afrikan.