Qendra Islamike al-Azhar Identiteti i Palestinës i pandryshueshëm

Publikuar në Gus. 22, 2019, 12:20 a.m.

Qendra iIslamike al-Azhar e Egjiptit dënoi masën e fundit të regjimit sionist për shkatërrimin e shtëpive palestineze në një fshat pranë Jerusalemit, al-Kuds, duke theksuar se identiteti islam dhe arab i Palestinës nuk do të ndryshojë kurrë.

Në një deklaratë, al-Azhari  paralajmëroi për pasojat e lëvizjeve të tilla dhe shkeljeve të të drejtave të palestinezëve, njoftoi al-Bawaba News.

Ajo gjithashtu nënvizoi se masa e regjimit sionist ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Al-Kuds është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës, tha më tej deklarata, duke bërë thirrje organizatave ndërkombëtare që të bëjnë përpjekje për të siguruar që identiteti Islam i Kudsit të jetë i mbrojtur.

Qindra ushtarë izraelitë me buldozerë rrafshuan shtëpitë në fshatin palestinez të Sur Baher pranë Kudsit, përkundër protestave lokale dhe kritikave ndërkombëtare.

Izraeli tha të martën se një total prej 12 ndërtesash palestineze që ai i konsideronte "të ndërtuara ilegalisht" u shkatërruan.

Një vlerësim paraprak nga OKB-ja  zbuloi se 24 persona u zhvendosën pas në shkatërrimit  te shtepive diten e hene.