Kater motra palestineze hafize të Kur'anit

Publikuar në Gus. 22, 2019, 12:16 a.m.

Katër motra palestineze që janë të gjithë të njëjtën moshë kanë arritur të mësojnë të gjithë Kur'anin permendesh.

Motrat katernjake 18-vjeçare jetojnë në një shtëpi të vogël në Umm Tuba në Palestinën jugore të pushtuar, sipas Al Jazeera.

Dina, Dima, Suzan dhe Warzan al-Shunaity filluan të mësonin përmendësh Kuranin në moshën 13 vjeçare dhe u deshën 4 vjet për të mësuar përmendësh tërë Librin e Shenjtë, Kur’anin.

"Ne filluam per të mësuar përmendësh Kur’anin në moshën 13 vjeç duke marrë kurse në Qendrën Kur'anore Abdullah bin Massoud", thotë Dina.

Të katër motrat janë gjithashtu shumë të suksesshëm në shkollë, të cilat ata thonë se është një bekim që lidhet me afërsinë e tyre me Kur'anin.

Kur'ani i Shenjtë është i vetmi Liber i Shenjtë që memorizohet nga ndjekësit e tij.

Personat e panumërt në çdo bashkësi myslimane kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.

Kur'ani ka 30  Xhuza  (pjesë), 114 Sure (kapituj) dhe 6,236  ajete.