Mesazhi i Imam Hameneit per Haxhin 2019

Publikuar në Gus. 11, 2019, 7:57 p.m.

Ajetullah Hamenei, Udheheqesi Suprem i Revolucionit  Islamik, në mesazhin e tij për  haxhijt ne Qabe.

Ajetullah Hamenei, Udheheqesi Suprem i Revolucionit  Islamik, në mesazhin e tij për haxhijt ne Haxh, distancimin nga arrogantët me në krye Amerikën, e ka quajtur distancimin nga vrasësit e njerëzve të pafajshëm dhe të përvuajtur, distancimin nga luftënxitësit, dënimin e bazës së terrorizmit mes tyre të ISIS dhe Blackwater, armiqet  e popullit musliman, ne jemi kundër regjimit  sionist,  vrases te femijeve dhe kundër mbështetësve të tij, dënojme luftërat e Amerikës dhe aleatëve të saj në rajonin e ndjeshëm të Azisë Perëndimore dhe veriun e Afrikës dhe pasi theksoi se çështja palestineze është në krye të çështjeve politike të myslimanëve dhe tha: Plani “ Marreveshja e  Shekullit” i përpiluar nga Amerika shtypëse dhe nga ndjekësit e saj tradhtarë, është krim kundër shoqërisë njerëzore.

I ftoj të gjithë që të ngrihen për të eliminuar këtë helm të armikut dhe me ndihmën e Zotit jo vetëm ky plan por të gjitha komplotet e frontit arrogant do të dështojnë përballë vullnetit dhe besimit të frontit të rezistencës. Përmbajtja e letrës së Udheheqesit Suprem,  që është lexuar në Arafat nga Hoxhat ul’islam Muslemin Navab, përfaqësuesi i Liderit Suprem në çështjet e haxhit dhe që kryeson haxhijte iranianë në haxh, është si vijon :

بسم الله الرّحمن الرّحیم

والحمدلله ربّ العالمین و صلّی الله علی رسوله الکریم الامین، محمّد خاتم النّبیّین 

و علی آله المطهّرین سیّما بقیّة الله فی الارضین، و علی اصحابه المنتجبین و من تبعهم باحسان الی یوم الدّین

Bismilahi ….Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Fuqiplotit

Ceremonia e Haxhit çdo vit është ne Qabe, vendi i mëshirës dhe mirësisë së Zotit për Ummetin Musliman.

Thirrja Kuranore ( و اَذُن فِی النّاسِ بِالحَج ) është ftesë e përgjithshme gjatë gjithë historisë e kësaj  Gostie Hyjnore me qëllim që të gjitha zemrat dhe shpirtrat që janë në kërkim të Zotit dhe që kanë pikëpamje dhe mendim të njëjtë të përfitojnë nga kjo gosti dhe çdo vit mësimet e nxjerra nga haxhi, nga truma e njerëzve të përhapen në të gjithë botën islame.

Në ceremoninë e haxhit efekti kurues i lutjes dhe besimit që janë elementët kryesorë të edukimit, progresit dhe i shërimit të njeriut dhe shoqërisë, përkrah bashkimit dhe unitetit që është simboli i një kombi unik dhe lëvizja drejt qendrës se unifikimit, në një rrugë që ka qëllim të përbashkët dhe që është sekreti e lëvizjes së ummetit të bazuar në monoteizëm dhe larg çdo lloj dallimi dhe me mundësi të njëjta për të gjithë, krijojnë një bashkësi parimesh të shoqërisë islame që shfaqen për të gjithë.

Secili prej riteve të haxhit si tavafi  …lëvizja dhe qetësia në kryerjen e haxhit, janë vetëm një pjesë e imazhit per të treguar se Islami për Bashkim.  Shkëmbimi i njohurive dhe i dhe pervojave  mes popujve të vendeve dhe zonave të largëta dhe shkëmbimi i njohjeve, eksperiencave dhe lajmeve mbi gjendjen e njëri-tjetrit, janë rezultatet jetike dhe shumë të mëdha të haxhit të cilat nuk mund të humben. Tradita e distancimi që nënkupton largimin nga të gjithë faktorët e pamëshirshëm, të padrejtë, shtypës, të pistë, të korruptuar dhe qëndresa përballë imponimit dhe ushtrimit të forcës së arrogantëve gjatë epokave të ndryshme, është një prej mirësive të mëdha të haxhit dhe një mundësi për popujt e shtypur myslimanë.

Sot distancimi nga fronti mëkatar dhe i së keqes me në krye Amerikën, nënkupton distancimin nga vrasësit e njerëzve të pafajshëm dhe të përvuajtur, distancimin nga luftënxitësit, dënimin e bazës së terrorizmit mes tyre të ISIS dhe Blackwater,  kundër regjimit vrases te fëmijëve, vrasërve sionist dhe kundër mbështetësve të tij, dënim i luftërave të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajonin e ndjeshëm të Azisë Perëndimore dhe veriun e Afrikës.

Këto janë vetëm disa nga mirësitë e Haxhit,  për të cilat Islami i pastër neve na bën thirrje. Dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e parimeve të shoqërisë islame që per  çdo vit nga një grup myslimanësh në ceremoninë e haxhit, krijojnë një shfaqje të madhe dhe me një gjuhë të qartë bëjnë thirrje për krijimin e një shoqërie të tillë.

Dijetarët e Botës Islame ku disa prej tyre aktualisht ndodhen në ceremoninë e haxhit, mbajnë përsipër përgjegjësi të vështirë dhe të rëndë. Këto mësime me iniciativën dhe punën e tyre duhet tu përcillen kombeve dhe opinionit publik dhe nëpërmjet tyre të arrihet shkëmbimi i mendimeve, eksperiencave dhe ambicieve spirituale dhe fetare.

Sot një prej çështjeve më të rëndësishme të Botës Islame është çështja palestineze e cila ndodhet në krye të të gjitha çështjeve politike të myslimanëve, qofshin ata të çdo medhhebi, etnie apo gjuhe. Shtypja dhe padrejtësia më e madhe e shekujve të fundit ka ndodhur në Palestinë.

Në këtë ngjarje të dhimbshme të gjithë gjërat e një kombi si toka, shtëpia, ferma, kapitali, dinjiteti dhe identiteti janë konfiskuar. Ky popull me ndihmën e shenjtë nuk është thyer kurrë dhe sot në krahasim me dje është akoma më i guximshëm dhe më trim, mirëpo që ai të arrijë rezultat, ai ka nevojë për ndihmën e të gjithë myslimanëve.

Plani ‘Marreveshja e  Shekullit’ , që është hartuar nga Amerika shtypëse dhe e padrejtë se bashku me disa tradhtarë, është një krim që i bëhet shoqërisë njerëzore dhe jo vetëm popullit palestinez.

Ne kemi nevojë të angazhohemi të gjithë së bashku për të thyer dhe dështuar këtë plan të armikut dhe me ndihmën hyjnore jo vetëm ky plan por të gjitha kurthet  e tjera të frontit të arrogancës do të dështojnë përballë vullnetit dhe besimit të frontit të rezistencës.

U uroj të gjithë haxhinjve që të gjitha lutjet dhe faljet e tyre në ceremoninë e haxhit të pranohen nga ana e Zotit,

Sejjid  Ali Khamenei

19 Mordad 1398  ( kalendari diellor )

8 Dhil’hixhe 1440 ( kalendari hënor )

10 Gusht  2019



Burimi : Parstoday