Forcat izraelite arrestojnë 102 punëtorë palestinezë

Publikuar në Korrik 31, 2019, 4:56 p.m.

Forcat Pushtuese Izraelite arrestuan të dielën në mëngjes 102 punëtorë palestinezë të cilët dyshohet se nuk kishin leje për të punuar në territoret e pushtuara palestineze të vitit 1948.

Burime të medias izraelite thanë se forcat izraelite arrestuan 102 punëtorë palestinezë në pikën e kontrollit al-Dahiriya, në jug të al-Khalilit, ndërsa ata po përpiqeshin të hynin në territoret e pushtuara në vitin 1948 për punë pa patur licencat e nevojshme.

Qytetarët palestinezë të Bregun Perëndimor që punojnë në territoret e pushtuara palestineze në vitin 1948 përballen gjithmonë me rrezikun e e arrestimit nga forcat izraelite nën pretekstin e mungesës së lejeve të punës që Izraeli i lëshon rrallë.

Rreth 500 punëtorë palestinezë momentalisht mbahen në burgjet izraelite për shkak se kane hyrë në Palestinën e pushtuar qe nga viti 1948 pa pasur leje izraelite.