Xhamia e re hapet në Holandë

Publikuar në Korrik 13, 2019, 11:44 a.m.

Një xhami e quajtur Xhamia Tauhid u hap në Venlo, në juglindje të Holandës, në një ceremoni ku mori pjesë Ali Arbash, kreu i Departamentit të Dijanetit të Turqisë.

Sipas Agjencisë Anadolu, Instituti i Organizatës së Vakfit  filloi projektin e ndërtimit të xhamisë në vitin 2016, e cila sot i bashkon 2500 besimtarë.

Ceremonia e hapjes u mbajt më 21 qershor 2019, pas Namazit të Xhumasë.

Duke ju drejtuar programit,  Ali Arbash theksoi rëndësinë e rolit edukativ të xhamive në Evropë dhe tha se ndërtimi i xhamive  është një nga mjetet më të rëndësishme për forcimin e unitetit të myslimanëve.

Duke folur gjithashtu në ceremoni, Sha'ban Dishli, ambasadori i Turqisë në Holandë, tha se qëllimi i projektit është të ofrojë një mundësi për qytetarët që të njihen me Islamin dhe kulturën islame.

Ahmed Dursun, imam i xhamisë, tha se xhamia synon të zhvillojë mësimet islame dhe të shpërndajë paqen dhe vëllazërinë.

Xhamia e Tauhidit, e ndërtuar në një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë, ka një sallë konferencash, një qendër për mësimin e shkencave fetare dhe gjuhën turke, restorantin dhe parkingun.



Burimi : IQNA