Rexhep Tayyip Erdogan: Disa njerëz' paguajnë 'para serioze' për të varrosur çështjen Khashoggi

Publikuar në Korrik 2, 2019, 4:45 p.m.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tha se "disa njerëz" po paguajnë "para serioze" për të varrosur çështjen e vrasjes së gazetarit saudit  Xhemal  Khashoggi, njoftoi të hënën transmetuesi NTV.

Erdogan, i cili po fliste me gazetarët pas samitit të G20 në Osaka, Japoni, nuk dha hollësira.    

Duke folur më herët në samitin, Erdogan tha se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, duhet të zbulojë vrasësit e kolumnistit të Washington Post dhe shtoi se disa aspekte të vrasjes janë ende të fshehura.



Burimi : Reuters