Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Amerikanët aktualisht i kanë frikë armëve të Iranit

Publikuar në Qershor 28, 2019, 12:50 a.m.

Propozimi i biseddimeve  është mashtrimi i Amerikës për çarmatosje dhe shkatërrimin e faktorëve të fuqisë së popullit të Iranit

Ajetullah Hamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në takim me kryetarin, funksionarët e lartë dhe punonjësit e sistemit Gjyqësor të Iranit, tha se propozimi i Amerikës për bisedime me Iranin është vetëm një mashtrim dhe shtoi:

"Amerikanët aktualisht i kanë frikë armëve të Iranit, prandaj synojnë që nëpërmjet bisedimeve të eliminojnë këto armë dhe këta faktorë të fuqisë së Iranit".

Ajetullah Hamenei në vazhdim kujtoi akuzat, ofendimet dhe sharjet e shtetit më djallëzor në botë, Amerikës ndaj popullit të Iranit dhe tha:

"Shteti më i urryer dhe më djallëzor në botë që vet është shkaktar i luftës, përçarjes, plaçkitjes dhe vjedhjes së pasurisë së vendeve dhe popujve të botës, për çdo ditë ofendon e akuzon popullin fisnik të Iranit, mirëpo populli i Iranit për shkak të këtyre veprimeve të këqija të Amerikës nuk habitet dhe nuk tërhiqet nga të drejtat e veta".

UdhëheqësiSuprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu sanksionet e Amerikës i vlerësoi dhunë dhe padrejtësia më e qartë ndaj popullit të Iranit dhe tha:

"Në katër dekadat e fundit bashkimi i identitetit iranian me veçoritë Islame është bërë shkak që presioni dhe politikat e dhunshme të arrogancës botërore të mos ushtrojnë ndikim në lëvizjen e popullit iranian drejt përparimit dhe dhe zhvillimit".

Ajetullah Hamenei gjithashtu theksoi:

"Populli i fuqishëm iranian që njëkohësisht i është bërë shumë padrejtësi, me ndihmën e Zotit, do të vazhdojë të rezistojë dhe me të gjithë forcën do të vazhdojë lëvizjen e përparimit dhe zhvillimit dhe do të realizojë të gjitha qëllimet e veta".

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit praninë e përhershme të qytetarëve iraniane në zhvillime dhe ngjarje të rëndësishme e quajti shenjë e vullnetit dhe vendosmërisë së lartë të popullit iranian dhe shtoi:

"Edhe në fund të këtij viti pavarësisht përpjekjeve të disa faktorëve për të krijuar dyshime, populli iranian me entuziazëm do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të tregojë madhështinë e vet".

Ajetullah Hamenei gjithashtu vuri në dukje përdorimin e çështjes së të drejtave të njeriut si një mashtrim politik  nga ana e Amerikës dhe tha:

"Ju (amerikanë) vritni me raketë rreth 300 pasagjerë të pafajshëm në qiell, duke ndihmuar sauditët në Jemen, kryeni krime kundër njerëzimit, pastaj i jepni të drejtë vetës që të flitni për të drejtat e njeriut?!"