Ismail Hanijja: Asnjë marrëveshje nuk mund të marrë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa nga populli palestinez

Publikuar në Qershor 28, 2019, 12:41 a.m.

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit Ismail Hanijja ka pohuar se aleanca Cioniste-Amerikane dhe disa regjime arabe nuk do të ndryshojnë kurrë faktet rreth Jerusalemit dhe identitetin e tij të vërtetë.

"Xhamia  al-Aksa do të mbetet Islamike dhe Jerusalemi do të mbetet Islamik pa lindje apo perëndim. Është Islame përgjithmonë, "tha Haneja gjatë një takimi publik të mbajtur të mërkurën në Gaza.

"Jeruzslemi nuk është as lindor as perëndimor. Është një qytet islamik, dhe as administrata amerikane, as aleanca Cioniste -Amerikane, as heshtja ndërkombëtare, pjesëmarrja, normalizimi dhe zhvendosja e Ambasadës në Jerusalem nuk mund të ndryshojnë fakte të tilla ", theksoi zyrtari i Hamasit.

Ai gjithashtu theksoi se marrëveshja amerikane e shekullit apo ndonjë plan tjetër nuk do të ketë sukses në marrjen e Jerusalemit dhe Xhamisë Al-Aksa nga populli palestinez.