Kryetarja e grupit anti-Islam në Norvegji përdhos Kur'anin

Publikuar në Qershor 25, 2019, 2:26 a.m.

Anna Braten, kryetarja e grupit norvegjez  ‘Stop Islamizimit’, hodhi një kopje të Kur'anit në tokë gjatë një demonstre,  e mbajtur në qytetin e Drammenit, në lindje të Norvegjisë.

Demonstrata u mbajt si një thirrje për një ndalim të Islamit në Skandinavi, sipas Agjencisë Anadolu.

Anna Braten donte të copëtotonte një kopje të Kur'anit, por policia ndërhyri dhe e pengoi atë të bënte atë.

Në një fjalim, ajo pretendonte se Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se marrja e një qëndrimi kundër Islamit dhe Kur’anit është e nevojshme.

Ka pasur një trend në rritje të Islamofobisë dhe përdhosjes së Kur'anit në vendet evropiane në muajt e fundit.

Në fillim të muajit,  dy xhami u sulmuan në Gjermani dhe fletët e kopjeve të Kur'anit të Shenjtë u shqyen dhe u shpërndanë në dysheme.

Gjithashtu,  në qershor, aktivistët e një grupi të ekstremit të djathtë dogjën një kopje të Kur'anit dhe hapën një flamur që thoshte "Evropa është e jona" në kryeqytetin danez për të protestuar kundër iftarëve të muslimanëve.

Në muajin mars, udhëheqësi ekstrem i djathtë danez, Rasmus Paludan, dogji një kopje të Kur’anit të Shenjtë për të protestuar  kundër Namazit të së Xhumasë, të mbajtur para Parlamentit të Danimarkës.



Burimi : IQNA