“Kararnameja”, aktet ose vendimet e Lidhjes

Publikuar në Qershor 13, 2019, 11:03 p.m.

Neni 1)-Lidhja jonë është formuar me qëllim që të mos njohë anjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjitha mjetet.
Neni 2)-Qëllimi ynë i lartë është të mbrojmë të drejtat e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tone… Ne do quajmë armiq të kombit(osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojne qeverinë dhe bashkëpuntorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit.

Neni 3)-Ata delegateë të krahinave të tjera që duan të hyjnë në lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit.
Neni 4)-Në bazë të Sheriatit do të mbrojme jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit .
Neni 5)-Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të regullohen dhe përballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga jashtë do ti pranojmë me kënaqësi.

Neni 6)-Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe Serbia në rast se nuk i dorëzon me të mirë tokat që na ka marrë, ne do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njejtën mënyrë.

Neni 7)-Bashkëatdhetarëve besnikë të qeverisë(osmane) që kanë hyrë në Lidhjen tone do ti japim dorën dhe do ti ndihmojmë sipas mundësisë.

Neni 8)-Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnë në ndihmë.
Neni 9)-Kushdo që del nga Lidhja jonë, Allah na ruaj, kushdo që spiunon dhe vepron sipas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.

Neni 10)-Asnjë vendas i kujdo krahine që do dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.

Neni 11)-Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit, s’dëgjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndonjë ç’nderim do të denohet sipas fajit.

Neni 12)-Dërgimi i fuqive(trupave ushtarake), thirrja dhe përdorimi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të përpiluara .
Neni 13)-Për të zbatuar këto nene do t’i jepet rëndësi korrespondencës.
Neni 14)-Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës .
Neni 15)-Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.

Neni 16)-Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, asaj të Jugut dhe Bosnjës, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din(Besim), Dovlet(Shtet osman) dhe Vatan(Atdhe) japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidhjes

Kjo është “Kararnameja”.

Aktet ose Vendimet e Lidhjes së Prizrenit ;

shkruar  në Xhaminë ‘Bajrakli’ nga Myderrizi, Myftiu i Gjakovës, Ismail Efendi Yvejsi, me porosi të Komisionit të udhëhequr nga Kryetari i Lidhjes, Myderris, Haxhi Ymer Efendi Prizrenit,

Prizren, 10 Qershor  1878