Qerbelaja, Teherani do të organizojnë Konferencën Ndërkombëtare të Arbainit
Edicioni i tretë i konferencës ndërkombëtare për Arbainin do të mbahet në qytetin e shenjtë Qerbela, Irak dhe në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.
Sipas komisionit organizativ, promovimi i kulturës islame me theks për kulturën e Arbainit është objektivi kryesor i konferencës.
Ajo do të mbahet në tri gjuhë (persisht, arabisht dhe anglisht) më 30 shtator në Teheran dhe më pas më 6 tetor në Qerbela.
Arbaini dhe sfidat kulturore islamike në botën bashkëkohore, qasjet e mediave në Arbain, pasqyrimi i Arbainit në letërsinë persiane dhe arabe, Arbaini dhe rezistenca islame, dhe dimensionet strategjike të Arbaenit janë ndër temat e konferencës së këtij viti.
Dijetarët dhe studiuesit janë ftuar të dërgojnë kumtesat në ngjarjen shkencore ndërkombëtare.
Afati i fundit për dërgimin e kumtesave abstrakte është 22 korriku dhe kumtesat e plota duhet t'i dorëzohen komisionit jo më vonë se më 22 gusht 2019.
Burimi : IQNA