Islamofobia zvogëlohet ndjeshëm në Liverpool falë Muhammed Salah

Publikuar në Qershor 8, 2019, 1:38 a.m.

Një studim i ri ka zbukuar se krimet islamofobike të urrejtjes në zonën e Liverpoolit kanë rënë  18.9 për qind qëkur ylli i futbollit, Muhammed Salah u bashkua me Liverpool FC.

Studimi, nga Laboratori i Politikave të Migracionit, një qendër  që informon qeveritë për çështjet e migracionit, zbuloi se krimet e urrejtjes kishin rënë me 18.9 për qind në qarkun e Merseyside - nga të cilat Liverpool është qyteti kryesor.

Studimi gjithashtu shikonte 15 milionë tweets nga tifozët e Liverpool dhe gjeti se niveli i tweets islamofobik prej tyre kishte rënë përgjysmë, nga 7.2 për qind në 3.4 për qind.

Studimi arriti në përfundimin se këto rezultate ishin ndikuar nga një njohje gjithnjë e më e madhe me Islamin dhe Muslimanët si rezultat i famës së Muhammed Salah, duke e quajtur këtë "ekspozim pozitiv" dhe duke e zvogëluar imazhin negativ të Islamit që mbizotëronte në shoqërinë britanike në përgjithësi.

Muhammed Salah nuk është vetëm golashënues rekord, me 32 gola në 38 ndeshje të Premier League 2017-18, ai është gjithashtu një nga lojtarët më të pashëm muslimanë në Angli, duke kryer sexhdenë Islame, duke falënderuar Allahun sa herë që ai të shënojë gol, një veprim i cili është përfshirë në videon e FIFA-s  2019.