Demonstrata masive në 30 vende në mbështetje të Kudsit , Jerusalemit

Publikuar në Qershor 5, 2019, 1:01 a.m.

Qindra mijëra njerëz protestuan në të premten e fundit të Ramazanit në rreth 30 vende të botës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kudsit.

Shoqatat dhe fraksionet kombëtare në vende të ndryshme organizuan mitingje masive për të shprehur mbështetjen e tyre për Jerusalemin dhe çështjen palestineze dhe refuzimin e tyre për "marrëveshjen e shekullit" që pritet të fillojë deri në fund të qershorit në Bahrejn.

Demonstratat përfshinin vende si Indonezia, Malajzia, Irani, Iraku, Pakistani, India, SHBA, Australia, si dhe vende të tjera në Europë dhe Afrikë.