Pse nuk do të ketë bashkëpunim ushtarak mes SHBA-ve dhe Irakut?
Është patetite tek sa shikon mediat e mëdha të shqetësohen për një “bashkëpunim ushtarak në terren” mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Përveç deklaratave të zyrtarëve amerikanë, origjina e këtij entuziazmi të gabuar është konferenca e shtypit e trumbetuar e Rouhanit ku ai deklaroi se “Nëse Shtetet e Bashkuara marrin masa kundër grupeve terroriste në Irak, atëherë mund të mendojmë rreth kësaj çështjeje [bashkëpunimit].” Ajo qëështë lënë jashtë në shumicën e raportimeve të lajmeve është konteksti specifik në të cilin presidenti iranian e ka bërë këtë deklaratë.
Sipas përkthimit tëTelegraph, Rouhani u pyet nëse Irani ishte i përgatitur të bashkëpunonte me Amerikën në Irak. Ai u përgjigj se “të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta në lidhje me luftën ndaj terrorizmit. Ne nuk kemi parë Amerikën të bëjë gjë deri tani. Kurdo që Amerika të fillojë të ndërmarrë veprime kundër grupeve terroriste, atëherë ne mund ta marrin në konsideratë këtë.”Më pas ai fajësoi Amerikën si financuese të ISIS-it në Siri: “Nga dolën këto grupe terroriste? Ato erdhen nga Siria,” tha ai. “Problemi është: pse duhet që vendet perëndimore, apo Amerika të mbështesin grupet terroriste? Ne i paralajmëruam para një viti që këto grupe terroriste përbënin një kërcënim për tërë rajonin. [Por], ata u dërguan atyre armë – ose kolegët e tyre në rajon u dërguan atyre armë.”
Një lexim më i detajuar na zbulon se Rouhani ishte refuzues dhe mosbesues ndaj qëllimeve të Shteteve të Bashkuara për të sulmuar në Irak grupet e armatosura për të cilat kishte shpenzuar miliona për t’i armatosur dhe financuar në Siri me anë të aleatëve arabë. Kjo shpjegon pohimin e tij se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë asgjë për të luftuar terrorizmin. “Amerika nuk ka bërë asgjë deri tani”. Kur Rouhani pohoi “Kurdo që Amerika të fillojë të ndërmarrë veprime kundër grupeve terroriste, atëherë ne mund ta marrin në konsideratë këtë,”në fakt ai po e sfidonte administratën e Obamës që të ndalonte mbështetjen ndaj ISIS-it, e nuk po e ftonte për një sulm ushtarak të përbashkët kundër këtyre grupeve. Me fjalë të tjera [ me pak diplomatike], ju do të na ndihmonit shumë nëse thjeshtë ndaloni mbështetjën ndaj ISIS-it.
I emëruari i Rouhanit, shefi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamkhani, tha të njëjtën gjë kur hodhi poshtëçdo bashkëpunim SHBA-Iran në Irak: “Kjo është pjesë e një luftë psikologji dhe është krejtësisht joreale,” tha Shamkhani, duke denoncuar “informacionet e publikuara në mediat perëndimore. Siç e kemi thënë edhe më përpara, nëse do të ketë një kërkesë zyrtare nga Iraku ne do të jemi gati të marrim në konsideratë në kuadër të rregullave ndërkombëtare, dhe kjo nuk ka të bëjë me vendet e tjera.” Për më tepër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Marzieh Afkham, u citua nga ISNA se kishte hedhur poshtë ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak: “Iraku ka kapacitetin dhe përgtitjet e duhura për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Çdo veprim që mund ta bëjë situatën më komplekse nuk është në interes të vendit e as të rajonit,” tha Afkham.
Gjuha diplomatike e Rouhanit reflekton jo aq një dëshirëpër të afruar Iranin me Shtetet e Bashkuara, por ështënjë mjet për të rritur ndikimin e Republikës Islamike në Irak për lëshime politike në bisedimet bërthamore me perëndimin. Amerika pa dyshim që ka nevojë për ndihmën e Irani, por kjo vështirë se mund të konsiderohet njëndihmë e ndërsjelltë. Të supozosh se shqetësimet e Iranit rreth sigurisë kërkojnë një bashkëpunim ushtarak me Amerikën është krejtësisht absurde. Në rradhë të parë, çdo bashkëpunim me SHBA-të që kalon nivelin politik do të ishte një lloj vetëvrasje politike nga ana e Iranit dhe një shkelje e drejtësisë dhe e parimeve anti-imperialiste mbi të cilat është ndërtuar Revolucioni Islamik dhe është institucionalizuar politika e tij e jashtme. Së dyti, mbështja ushtarake e Amerikës për shiat e Irakut mund të dështojë në Irak dhe Iran (pa përmendur vetë Amerikën), për aq kohë sa kjo do të nxiste të gjithë sunitë kundër shiave në rajon dhe do ta zhyste rajonin më tej në humnerën e sektare. Së treti, në terma praktikë, bombardimet ajrore të Amerikës, përvecse do të kishin arritje të vogla ushtarake, ato do të vrisnin edhe cilivët irakenë që ndodhen në zonat e kontrolluara nga ISIS-i dhe aleatët e tij. Natyra e pazakontë e milicisë së ISIS-it kërkon taktika të pazakonta, të cilat janë specialiteti i Forcave Iraniane të Kudsit [divizion i Gardës Revolucionare iraniane–sh.p.].
Çdo bashkëpunim ose koordimin me Shtetet e Bashkuara do të ishte një akt marrëzie për Iranin, i cili ka më shumë përparësi strategjike në aspektin e sigurisë duke mbështetur ushtrinë irakene me këshilltarët dhe trajnuesit e Forcave të Kudsit, duke lehtësuar një marrëveshje politike mes sunive të demtuar dhe qeverisë së al Malikit. Duke i shërbyer interesave të veta politikë, Irani në këtë mënyrë mund të fitojë pikë politike me SHBA-të, duke supozur se kjo e fundit me të vërtetë e ka ndërmend të luftojë ISIS-in dhe të stabilizojë Irakun. Dialogu me SHBA-të në lidhje me Irakun, me siguri do t’i sigurojë Iranit mjetet për të sbuluar synimet e Amerikës.