E xhumaja e 3-të e Ramazanit në Xhaminë al –Aksa Më shumë se 100.000 palestinezë falëën Namazin e Xhumasë

Publikuar në Maj 26, 2019, 12:26 a.m.

Më shumë se 100.000 palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe  Palestina e pushtuar në vitin 1948 arritën të merrnin pjesë në Xhumanë e tretë të Ramazanit  në Xhaminë e Aksa në Jerusalemin e pushtuar, pavarësisht kufizimeve izraelite dhe motit jashtëzakonisht të nxehtë.

Burime lokale thanë se mijëra veta filluan të ngjiten në Xhaminë e  al-Aksa  që nga orët e sabahut nga Palestina e pushtuar në vitin 1948, dhe nga  Bregun Perëndimor.

Megjithatë, qindra të tjerë u detyruan të falin namazin e tyre në pikën e kontrollit në Kalandija dhe në portat e Xhamisë  al-Aksa, pasi forcat okupuese izraelite bllokuan hyrjen e tyre në vendin e shenjtë.

Autoritetet pushtuese izraelite kanë vendosur qindra policë dhe forca të policisë kufitare në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe në të gjitha hyrjet në qytetin e shenjtë dhe në rrugët që çojnë në Xhaminë e Shejtë al Aksa.

Qytetarët  vuanin nga gazi lotsjellës në pikën e kontrollit në Kalandiya për shkak të gjuajtjes të ushtarëve izraelitë në turmë.



Burimi : The Palestinian Information Center