Udhëheqësi Suprem, Ajetullah Hamenei:Zgjedhja e popullit të Iranit është qëndresa

Publikuar në Maj 16, 2019, 1:50 a.m.

Udhëheqësi  Suprem i Revolucionit Islamik në një takim me funksionarë dhe autoritete të vendit, theksoi se opsioni bazë i popullit iranian në përballje  me armiqtë është rezistenca në të gjitha fushat, pasi bisedimet me qeverinë aktuale të Amerikës janë helm i dyfishtë.

Ajetullah Hamenei shtoi se sigurisht që nuk do të ketë luftë por përballje, përballje të vullneteve dhe në këtë fushë vullneti i popullit  iranian dhe i shtetit të Republikës Islamike të Iranit është më i fuqishëm sesa i armikut dhe me ndihmën e Zotit edhe një herë populli i Iranit do të dalë fitimtar.

Udhëhqësi Suprem i Revolucionit Islamik theksoi se armiqtë e Republikës Islamike të Iranit me në krye Amerikën, kujtojnë se me anë të sanksioneve të pashoq mund të godasin iranianët ndërkohë që hekuri i Republikës Islamike të Iranit me vullnetin e popullit dhe të funksionarëve është forcuar edhe më shumë.

Udhëheqës Suprem duke përmendur raportet zyrtare të qendrave shtetërore në Amerikë, 41 milion amerikanë të uritur, 2.2 milion amerikanë të burgosur shumica e të cilëve konsumatorë të lëndëve narkotike dhe 31% e të shtënave me armë zjarri  në ambientet publike në botë bëhen në Amerikë, tregojnë realitetin e këtij vendi dhe për këtë disa nuk duhet ta paraqesin Amerikën si të madhe dhe të rrezikshme pasi ky vend  përballet me të tilla probleme.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu theksoi se për realizimin e reformave nuk duhet pasur sytë tek të huajt pasi kjo dëmton vendin dhe një shembull i qartë është sjellja e Evropës kundrejt çështjes bërthamore.

Udhëhqësi Suprem shtoi: Ne nuk kemi probleme me evropianët mirëpo ata nuk kanë zbatuar dhe nuk i zbatojnë zotimet e tyre dhe në të njëjtën kohë pretendojnë se janë të angazhuar në këtë marrëveshje.