Përfaqësuesi i Ajetullah Sistanit në Evropë përuroi xhaminë në Suedi

Publikuar në Maj 15, 2019, 12:55 a.m.

Përfaqësuesi i Ajetullah al-Sistani inauguroi xhaminë e Imam Hasanit dhe Hysejnit në Suedi.

Huxhxhat al-Islam Sejjid  Murteza Al-Kashmiri, përfaqësuesi i Ajetullah Sejjid  Ali al-Sistani në Evropë, përuroi xhaminë Imam Hasan dhe Hysejnit  në prani të muslimanëve në këtë vend dhe nga disa vende evropiane.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së xhamisë, hoxha i shquar  Shi'ah tha: "Ajetullah al-Sistani i ka kushtuar vëmendje të veçantë për këto qendra, sepse ato përhapin kulturën Islame në këto vende".

Duke argumentuar se administratorët e qendres duhet t'i kushtojnë vëmendja të rinjve, Huxhxhat al-Islam al-Kashmiri argumentoi,

"Autoriteti suprem në Naxhaf thekson në veçanti  përhapjen e ideve , veprave të  Familjes së Muhammedit, besimin,  dhe pozitën intelektuale dhe morale të Imamëve të pastër".

Ai vazhdoi, "Prindërit duhet t'i inkurajojnë fëmijët që të ndjekin shkollat ​​islamike në fundjavë dhe të veprojnë me përgjegjësi."



Burimi : RASA