Irani kurrë nuk do të pajtohet me SHBA-të

Publikuar në Prill 30, 2019, 11:46 p.m.

Edhe pse Bashkimi Evropian  luan rolin konstruktiv në ruajtjen e marrëveshjes nukleare me Iranin dhe pretendohet se përpiqet të vendos lidhjet ekonomike me Iranin, Teherani ka porosit se nuk jep kurrfarë vlera kërkesave të Evropës, pasi që evropianët i kanë zhgënjyer në luftë kundër armiqësisë amerikane. Në këtë kontekst ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarif ka paralajmëruar se Irani do të mund të shfuqizojë marrëveshjen nukleare, do të ndalojë inspektimet e uzinave nukleare dhe do të vazhdojë pasurimin e uraniumit.

Presidenti i Kuvendit këshillëdhënës islamik të Iranit, Ali Larixhani ka vlerësuar dje qëndrimin e krerëve evropian dhe Bashkimit Evropian për presionet amerikane dhe ka thënë se Evropa e mbështet Iranin vetëm me retorikë. Sjellja e tillë e ka shkaktuar dyshimin në besueshmërinë e BE-së, që do të thotë se Brukseli nuk ka peshë të nevojshme për zgjidhjen e problemit, ka thënë Larixhani gjatë takimit me Wolfang Gerstlin, kreun e grupit parlamentar të miqësisë në mes Iranit he Austrisë i cili u mbajt në Teheran.

Politikani iranian e ka dënuar Evropën sepse nuk i ka plotësuar premtimet dhënë Teheranit se do të shpëtojë marrëveshjen nukleare të vitit 2015, të cilin e ka shfuqizuar presidenti amerikan Trumpi. Lidhur me mekanizmin e financimit dhe pagesës INSTEX, instrumentit mbështetës bursave tregtare të cilët i kanë krijuar Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, si nënshkrues evropian të marrëveshjes nukleare, ai formalisht u formua me 31 janar për mbrojtjen e lidhjeve tregtare me Iranin nga sanksionet joligjore të Washingtonit kundër Teheranit. Por, Larixhani ka kritikuar atë masë pasi që nuk ka dhënë kurrfarë rezultate konkrete.

Në atë kuptim ka theksuar se BE-ja nuk ka kurrgjë çfarë të kërkojë, pasi që nuk ka bërë kurrgjë për Iranin.  Ali Larixhani ka theksuar se Teheranit nuk i nevojitet ndihma evropiane për pajtim me SHBA-të.”Duhet të dinë se kjo nuk mund të zgjas. Nuk mund të kryejnë presion kundër Iranit duke shpresuar se do të heshtim”, ka shtuar Ali Larigjani. Ai e ka shfrytëzuar rastin të kritikojë Austrinë për shkak të ndërprerjes së importit të naftës iraniane pas presionit të Trumpit për zvogëlimin e eksportit të naftës në zero. Ka thënë se përpjekja e tillë gjer tani është treguar si mossukses. Irani  është njëri nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj, siguron partnerët dhe shtetet në botë se do të pengoj sanksionet  dhe se SHBA-të vetëm kanë arrit të ndikojnë në çmimin e naftës në tregun ndërkombëtar.



Burimi : LOGIČNO