Jeta e përditshme në Sarajeve në prag të përfundimit të administratës osmane
Libri i Dr. Hana Junusit”Jeta e përditshme në Sarajevë në prag të përfundimit të administratës osmane” paraqet vepër të rallë shkencore në shkencën e historisë e cila merret me jetën e përditshme të qytetarëve të “thjeshtë” sarajevas. Libri është bazuar në burimet e pabotuara gjer tani nga 9 arkiva, biblioteka dhe muze, 4 gazeta të shtypura, 12 burime të publikuara, 16 udhëpërshkrime, vjetar dhe memoare, 51 monografi dhe 69 punime shkencore.
Përveç kësaj, autorja shkrimin e ka pasuruar me 768 fusnota. Me artin e saj autorja librin e ka ofruar masave të gjera me qëllim të tejkalimit të pengesave në mes opinionit të gjer publik lexuesish dhe qarqeve të ngushta shkencore. Botues i librit është Qendra për studime osmane me seli në Sarajevë.
Periudha me të cilin autorja është marr me hulumtime është shënuar me ndryshime të stuhishme të koncepteve shoqërore e cila në një masë të madhe është shprehur në jetën private. Disa dukuri shoqërore pa marr parasysh në kohën e cila ka kaluar edhe më tutje është pjesë e përditshmërisë sarajevase e cila lehtë mund të krahasohet gjatë leximit të këtij libri.
Në çfarë pengesa keni hasur në hulumtimet e juaja, në kërkim të burimeve dhe dokumenteve me qëllim të rekonstruktimit të përditshmërisë së sarajevasve gjatë dekadave të fundit të administratës osmane?
Kur kemi të bëjmë me pengesat të cilët janë imponuar gjatë hulumtimit dua t’ju them se ishin një numër i konsiderueshëm. Në tërësi shikuar janë shumë faktor të cilët e rëndojnë hulumtimin e jetës së përditshme jo vetëm në Sarajevë por edhe në tërë Bosnjën dhe Hercegovinë, posaçërisht në periudhën osmane.
Në vend të parë duhet cekur numrin e vogël të burimeve të shkruara, të dhënave personale, e posaçërisht duhet të cek gati mos ekzistimin e materialit arkivor të shkruara me dorën femërore. Aty me të vërtetë kisha fat se rastësisht në korrespodencën e shumtë të biznesit të familjeve të caktuara kam hasur në letra me nënshkrime femrash. Por, pjesa më e madhe e koleksioneve personale dhe familjare në arkiva akoma nuk është e rregulluar apo pjesërisht është rregulluar, e cila edhe më shumë rëndon hulumtimet arkivore.
Poashtu, njëri nga problemet gjatë shkrimit të kësaj teze ishte edhe ajo se luftërat e shumta me qëllim i kanë shkatërruar dokumente nga periudha osmane. Posaçërisht është i pakrahasueshëm shkatërrimi i arkivit të Vilajetit i cili është djegur në fillim të agresionit në vitin 1992 kur gati i tërë arkivi i Institutit Oriental është shkatërruar përgjithmonë.
Duhet të cek këtu edhe problemin e ruajtjes së dokumenteve në bibliotekat shtëpiake apo akoma që gjenden në tavane ashtu që shumë dokumente personale mbesin të panjohura për hulumtuesit, gjë që për këso tema paraqet humbje të pamatshme. Pronarët e tyre në të vërtet nuk janë të vetëdijshëm se i privojnë shënimet e rëndësishme të cilat dokumentet e tilla i përmbajnë e të cilat nuk janë të përfshira në publikime shkencore.
Shpesh më ka ndodh që dikush të më pyet për paraardhësit e tyre dhe të cekin se ata ishin të pasur, persona të shquar dhe kjo me siguri është e vërtet por unë si punëtor shkencor pa dokumente konkrete të cilët vërtetojnë atë nuk kam mundësi t’i përfshijë në punimin tim, mund të cek vetëm ato familje të cilët dokumentet e tyre i ruajnë në arkiva personale. Këto lloj mungesa jam përpjekur të zëvendësojë me analizën e shtypit dhe literaturës udhëpërshkruese e cila ishte mjaft e dobishme, posaçërisht pasi që në dosjet personale veprimet e caktuara të përditshmërisë nënkuptohen, ndërsa atë në udhëpërshkrime kryesisht janë theksuara.
Pa mëdyshje më së shumti shënime kam fituar gjatë shikimit të materialit arkivor të Arkivit historik të Sarajevës, Arkivit të Bosnjës e Hercegovinës, pjesërisht të Institutit Oriental, Muzeut të Sarajevës, Bibliotekës popullore dhe universitare të Bosnjës e Hercegovinës dhe komunës serbe në Sarajevë, me të vërtet duhet të theksojë se kolegët në këto institucione kanë pasur mirëkuptim për temat e m’ia specifike dhe shumë më kanë ndihmuat gjatë hulumtimit tim shumëvjeçar.
Si jetohej në Sarajevë në gjysmën e dytë të shek. XIX-të?
Dekadat e fundit të administratës osmane paraqesin një periudhë turbulente në të gjitha sferat e jetës. Ajo është kohë në të cilin Perandoria osmane aktivisht zbatonte reforma të cilët doemos ndikonin në të gjithë banorët, ndërsa në të njëjtën kohë në qytet vendoseshin të huajt, kryesisht austriakët të cilët me vete sjellin adetet (zakonet ) e reja.
Dekadat e fundit të administrimit osman janë karakteristike pikërisht për shkak të gërshetimit të tradicionales me modernen, ala turka dhe ala franka, me pak risi, po për njerëzit e thjeshtë të asaj kohe ishin ndryshime të mëdha në të gjitha sferat e përditshmërisë. Ato janë vite kur u hapën spitali ushtarak dhe i qytetit, u ndërtua muvekit-hana, u vendos telegrafi, u hap pastrimi kimik, dyqani i fotografisë, filialet e bankave, barnatore moderne, fabrika e birrës, kafet me biliar, organizohej maskenballi dhe shfaqjet teatrale, hapeshin dyqane të rrobaqepësisë sipas modelit perëndimor, filloi të mbahet fesi, të shkohet në shërim në banjë...
Në të njëjtën kohë në qytet problem të madh paraqitnin qentë endacak, lojërat e fatit të cilët me ligj ishin të ndaluara dhe veset tjera. Të gjitha këto ndryshime kanë ndikuar në përditshmërinë e sarajevase por jo me intensitet të njëjtë. Familjet e caktuara mbaheshin mënyrës tradicionale të sjelljes dhe jetesës, gjersa të tjerat shumë shpejt pranonin këto ndryshime të caktuara.
Në pyetjen se si ishte të jetohet, nuk kam dashur të përgjigjem me përfundimet shkencore, jam përpjek nëpërmjet tekstit të shkruar në libër, nëpërmjet shembujve personale, të jap rastin njerëzve të harruar në historiografi, atyre nga margjinat jo vetëm të historisë por edhe gjatë kohës në të cilin kanë jetuar, që në një mënyrë sa më të thjeshtë të përshkruanin se si ishte të jetohet dhe të qëndrohet në atë kohë të stuhishme.
Pse keni vendosur për këtë temë dhe cili ishte qëllimi kyç i hulumtimit?
Kam dashur të tregojë në mënyrë të thjeshtë se si paragjykimet për atë kohë janë të rrënjosura në njohurit tona, posaçërisht kur janë në pyetje marrëdhëniet private, çështjet e martesës, vitet në të cilët kurorëzoheshin, arsyet për shkurorëzim, sa ishte e përhapur poligamia apo ishte vetëm mitologji, pastaj fëmijët jashtëmartesor, marrëdhëniet vjehrra-nuse, çështjet e fyerjes së nderit dhe shumë segmente tjerë nga jeta publike dhe private për të cilat mendojmë se kemi njohuri të caktuara, ndërsa pikërisht kur shohim dhe analizojmë materialin burimore do të kuptojmë se sa perceptimi ynë për këto është e shtrembëruar.
Qëllimi ishte që lexuesi të fitojë pamjen reale të jetës në Sarajevë në përfundim të administrimit osman nëpërmjet të gjitha gjestet publike dhe private , rrugët dhe ndërtesat të cilat së bashku përbëjnë pamje të shumta të ndryshme të cilët tek në një kornizë nga distanca e larguar tregojnë në bukurinë e veçantë të mozaikut të jetës të cilët krijojnë. Kam dashur të tregojë se temat historike nuk janë vetëm luftërat, ngjarjet mëdha dhe persona të shquar.
Prandaj shpresoj sinqerisht se libri do të jetë interesant për opinionin e gjer lexuesish të cilët nëpërmjet saj do të shohin se historia do të jetë shumë e rëndësishme. Se sa kam arritur sukses më së miri do të vlerësojnë ata të cilët do të lexojnë këtë libër.
Burimi : Aljazeera Balkans