Erdogani njoftoi një operacion të ri ushtarak në Siri

Publikuar në Prill 10, 2019, 3:41 a.m.

Ne kemi kryer të gjitha përgatitjet e domosdoshme në fushat përgjatë kufirit sirian dhe unë do të bisedoj me Vladimir Putinin, tha presidenti i Turqisë.

Ankaraja është plotësisht gati për nisjen e operacioneve të reja ushtarake në Siri, njoftoi të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, përpara vizitës zyrtare në Rusi.

Mediat ruse njoftojnë se Erdogani do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, në takimin e tyre të tretë të këtij viti.

"Ne jemi plotësisht të gatshëm. Ne kemi ndërmarrë të gjitha përgatitjet e domosdoshme në fushat përgjatë kufirit sirian dhe do të bisedoj në takimin dypalësh [me Putininin]", tha Erdogan.

Këshilltari i kryetarit të Rusisë, Jurij Ushakov deklaroi pak ditë më parë se Putini dhe Erdogan do të bisedojnë për situatën në Siri në kontekstin e planeve amerikane për të tërhequr pjesërisht trupat e saj nga kjo tokë.

Jo, sipas Ushakovit, duhet të bisedohet edhe për ofrimin e sistemit mbrojtës të Rusisë S-400, për ndërtimit të tubacionit turk dhe hidroelektrike Akuju.

Ndërmjet temave do të jetë edhe liberalizimi i vizave.