Në Mugla gjendet ‘lista e çmimeve’ 2 mijë vjeqare

Publikuar në Prill 8, 2019, 12:17 a.m.

Është zbuluar se në murin e parlamentit 2 mijë vjeqarë në provincën Yatagan të qytetit Mugla, janë të shkruara të gjitha produktet e shitura dhe shërbimet e ofruara gjatë periudhës romake. Thuhet se këto shkrime të gjetura 19 vjet më parë, sipas arkeologëve, janë listë e çmimeve 2 mijë vjeqare.

 Qyteti antik Stratonikeia, 3 mijë e 500 vjeqarë, i njohur si qyteti i gladiatorëve, ka pritur gjatë periudhave arkaike, klasike, helenistike, Perandorisë Romake dhe Perandorisë Osmane dhe Turqisë. në murin e parlamentit 2 mijë vjeqarë të qytetit antik , i cili është një nga vendbanimet e rralla në botë me këtë veçori, gjenden emrat dhe çmimet e më shumë se 200 produkteve.

Kryetari i Gërmimit në Qytetin e Lashtë të Stratonikeia Dr. Bilal Sogut shpjegoi për herë të parë për DHA kuptimin e shkrimeve në murin e 23 metra katrorë, duke u shprehur se:

“Ekzistojnë pagesat për të gjitha shërbimet e ofruara me produktet e shitura këtu gjatë periudhës romake. Këtu janë të gjitha produktet që njerëzit hanin dhe shitnin në kohët e lashta. Madje kishte edhe katër apo pesë lloje të ullirit.  Cilësia e parë e ullirit ishte 45 denarë (para romake) për atë periudhë. Ishte përcaktuar një çmim më i lartë bazë për të parandaluar rritjen e inflacionit. Nuk kishte shans që ajo të shitet në çmim më të lartë. Ka edhe një sistem mbështetës. Ata e marrin 5 lira nga prodhuesi, ndërsa këtu e shesin për 3 lira. Ndërsa i pasuri e plotëson dallimin në mes. Dhe kështu mbështetet drejtpërdrejt edhe konsumatori dhe prodhuesi.”



Burimi : Sputnik News