Zyrtari i Hizbullahut: Pompeo nuk arriti të krijojë turbullira në Liban

Publikuar në Prill 3, 2019, 11:28 p.m.

Nënkryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hizbullahut Shejh Ali Daamoush theksoi se bashkimi kombëtar në Liban frustron përpjekjen e bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo për të trazuar rebelimin gjatë vizitës së tij të fundit.

Shejh Ali Daamoush shtoi se të gjitha deklaratat provokative të bëra nga Pompeo kishin për qëllim lëkundjen e besimit të qytetarëve libanezë në Rezistencën që ka sakrifikuar rëndë për hir të çlirimit të vendit dhe mbrojtjes së tij kundër armiqve izraelitë dhe tekfiristë.

Eminenca e tij gjithashtu theksoi se SHBA nuk do të mbronin kurrë burimet natyrore të Libanit, duke shtuar se qëndrimet e Uashingtonit identifikohen me ato të Tel Avivit.



Burimi : Al Manar