Nasrullah: SHBA pengoi kthimin e refugjatëve sirian

Publikuar në Mars 30, 2019, 4:11 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sayyid Hassan Nasrullah mbajti një fjalim që kishte të bënte me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Liban.

Fjalimin e tij të transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet al-Menar dhe al-Mejadin, sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sayyid Hassan Nasrullah e filloi duke iu referuar regjimit izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimorë si dhe sulmeve saudite në Jemen.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sayyid Hassan Nasrullah tha se fjalimi i tij lidhej me vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në Liban, dhe u shpreh se:

Fjalimi im sot lidhet me vizitën e Pompeut në Liban dhe me fjalimet e tij të bëra këtu. Por në fillim unë duhet të flas për një çështje më të rëndësishme. Dhe kjo është njohja e Izraelit nga SHBA-ja për Golanin.

Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe vendimtar në historinë e konfliktit izraelit arab. Kjo kërcënon të drejtat e shenjta të muslimanëve dhe të ardhshmen e tyre dhe nuk mjafton vetëm dënimi i kësaj.

Njohja e sovranitetit të regjimit sionist në Golan është fillimisht një fyerje ndaj Islamit dhe botës arabe dhe injorim i tyre.

Shtetet, popujt, qindra miliona muslimanë dhe arabë dhe dhjetëra vende që u takuan me Trumpin në Riad, theksuan se Golani është i pushtuar dhe i takon Sirisë.. Trump nuk u interesua nëse ata ishin të inatosur ose shqetësuar nga ky hap.

Të gjitha vendet janë të të njejtit mendim sa i përket lartësive të Golanit. Por Trump nuk i kushtoi rëndësi kësaj, dhe kështu që e gjithë bota islame dhe bota arabe kuptuan sa vlerë kishin pranë Amerikës.

Për Amerikën dhe Trump, ligjet ndërkombëtare, vendimet ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare dhe konsensusi ndërkombëtar nuk kanë vlerë. Amerika është i vetmi vend që ka shkelur të gjitha këto për Izraelin.

Kjo çështje na tregon se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin OKB-në, vendimet e saj dhe Këshillin e Sigurimit. Ata i përdorin këto institucione vetëm për interesat e tyre. Institucionet ose vendimet ndërkombëtare mund t'i injorojnë lehtë ato kur nuk janë në gjendje t'i shërbejnë interesave amerikane.

Vendimi i Amerikës ka treguar se prioriteti absolut i Amerikës është Izraeli, i cili është përparësia absolute e të gjitha qeverive amerikane, veçanërisht e kësaj qeverie. Interesat e rajonit konsiderohen të respektueshme në masën se a janë në përputhje me interesat izraelite.

Prandaj, Amerika nuk mund të jetë batues i një plani të quajtur paqe; sepse ai pushton tokën dhe shenjtoret dhe kërkon “paqe” dhe pajtim, ashtu siç bëri në çështjen e  Jeruzalemit.

Nëse keni pak nder tërhiquni nga ‘Iniciativa Arave për Paqen’

Heshtja e botës arabe dhe islamike kundër njohjes së Amerikës për Jeruzalemin si kryeqytet të regjimit sionist i hapi derën agresionit të mëtejshëm të Amerikës dhe Trumpit, dhe ne duhet të parashikojmë se Trump tani do të njohë dominimin e Izraelit në Bregun Perëndimor.

Pas një kohe të shkurtër, ka takim Liga Arabe në Tunizi. Unë nuk po them le të shpallet lufta. Por ka një gjë të tillë si “Iniciativa Arabe për Paqen", megjithëse Izraeli nuk e njeh atë. Por nëse ka pak nder dhe ndërgjegje në vendet arabe, ata tërhiqen nga plani i quajtur “Iniciativa Arabe për Paqe”, i cili u prezantua si plan i paqes në takimin në Bejrut më 2000.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sayyid Hassan Nasrullah tha se sirianët duhet t’a rifitojn Golanin në vend dhe shtoi se “po ashtu edhe libanezët duhet t’i rifitojnë Fermat Sheba, Kefer Shuba dhe Gaxherin”.

Në fjalimin e tij disa minutësh, Mike Pompeo e përmendi Hezbollahun 18 herë

Sayyid Nasrullah vlerësoi vizitën e Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo në Liban dhe u shpreh se:

“Ne kemi parë që ministri i jashtëm i vendit më të fuqishëm në botë nuk është në gjendje të lexojë një tekst të shkruar. Ai e përmendi emrin e Hezbullahut 18 herë dhe emrin e Iranit 19 herë brenda disa minutash të tekstit që ai lexoi. Më vonë, ai refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të ndonjë gazetari. Ai iku nga mendja, logjika dhe gazetarët pasi lexoi deklaratën.

Urrejtja dhe zemërimi i Pompeut ndaj Hezbollahut nuk është një shqetësim për ne. Dje, Trump, në duke e nënshkruar vendimit e tij në lidhje me Golanin, përmendi Hezbollahun si një nga arsyet për nënshkrimin e saj. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi shkaktuar zemërimin e qeverisë Trump.

Në kulturën tonë, Amerika është “djalli i madh” dhe është një tregues se Zoti është i kënaqur me ne. Sipas nesh, kur djalli i madh është i knaqur me ne, atëherë aty ekziston një problem.

Pompeo e përshkroi Hezbollahun si problemin 34-vjeçar të Libanit. Ai nuk foli aspak për sulmet e Izraelit, vrasjet dhe burgjet. Është Izraeli ai që e pengon Libanin të përfitojë nga burimet e veta në det, dhe fjalët e Pompeut janë gënjeshtra të mëdha.

Sekretari amerikan i Shtetit është injorant i çështjeve libaneze. Ose tradhtarët ose institucionet amerikane i japin atij informacione të gabuara. Fjalët e Pompeut rreth Hezbollahut shkaktojnë befasi të madhe tek populli libanez.

Z. Pompeo thotë se: Hezbollahu është një kërcënim shkatërrues për shtetin libanez dhe popullin e tij. Megjithatë, vetë Amerika është ajo që çon rajonin në zhdukje.

Z. Pompeo thotë: “Si e bëni ruajtjen e raketave dhe si e bën Libanin më të fuqishëm t’i përdorë kundër Izraelit?”

A ka ndonjë marrëzi dhe injorancë më të madhe se kjo? Që nga dita e parë, Izraeli ka sulmuar Libanin dhe ka kryer operacione ushtarake në thellësitë e Libanit. Populli libanez e kuptoi se Rezistenca është një ekuacion i artë që mund të mbrojë kundër sulmeve të regjimit izraelit.

Z. Pompeo thotë: “Hezbollah sheh paqen dhe zhvillimin si një kërcënim për interesat e Libanit.”

Kur e pengoi Irani zhvillimin dhe përparimin e Libanit? Ne theksojmë stabilitet dhe siguri në Liban më shumë se kushdo tjetër.

Qëllimi i vërtetë i Pompeot ishte të nxis libanezët kundër njëri-tjetrit. Amerikanët janë të zemëruar që Libani është i sigurt dhe i qëndrueshëm. Libanezët duan të jetojnë dhe duan të shmangin konfliktet rajonale.

SHBA pengoi kthimin e refugjatëve sirian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollah, Seyyid Hassan Nasrullah tha se Amerika ka penguar kthimin e refugjatëve siriaë në vendin e tyre dhe ka dhënë një shembull nga kampi i refugjatëve Rekban në rajonin Tenef të Sirisë, nën okupimin e forcave amerikane.

Ai deklaroi se refugjatët në kampin e refugjatëve Rekban, donin të ktheheshin në fshatrat dhe qytezat e tyre dhe se qeveria siriane morri pëtsipër krijimin e një rrugë të sigurt kalimi për kthimin e tyre; po se Amerika nuk i lejoi ata të largohen nga kampi.

Seyyid Nasrullah vazhdoi fjaimin e tij kështu: Z. Pompeo thotë: “Çfarë ka sjellë Hezbollahu dhe Irani në Liban?”

Po të mos ishte Hezbollahu, ti sot nuk do të vije në Liban, nuk do t’a njihje Libanin. Pompeo thotë: “Kasim Suleymani dhe iranianët rrezikojnë paqen dhe sigurinë e popullit libanez.”

Haxhi Kasim Suleymani na ndihmoi për të mbrojtur sigurinë e popullit tonë. Haxhi Kasim Suleymani qëndroi me ne, dhe me armët e Iranit, ne pastruam tokën tonë nga Sionistët pushtues dhe terroristët. Por, a ka luajtur Amerika deri më tani ndonjë rol në dobi të Libanit?

Gjatë fjalimit të tij, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Seyyjid Hasan Nasrullah, i cili lexoi artikullin e plotë të fjalëve të Pompeos dhe bëri deklarata në lidhje me to, tha se në fjalimin e Pompeos nuk kishte as një fjali të vetme që ishte e vërtetë dhe realitet si dhe falënderoi Presidentin Mishel Aun, kryetarin e Parlamentit Nebih Berri dhe Ministrin e Jashtëm Gebran Bassil për qëndrimin e tyre gjatë vizitës së Pompeos.



Burimi : Yakın Doğu Haber