109 mijë raste të kolerës në dy muaj e gjysmë

Publikuar në Mars 29, 2019, 3:40 a.m.

OKB njoftoi se 109 mijë raste të reja të kolerës janë identifikuar në Jemen, ku vazhdon kriza humanitare. Vlerësohet se përhapja e sëmundjes është shkaktuar nga reshjet e shumta dhe ujrat e patrajtuara.

Ka pasur një rritje të rasteve të kolerës në Jemen që nga fillimi i vitit 2019. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmës Humanitare (OCHA) njoftoi se nga mesi i muajit mars janë raportuar rreth 109 mijë raste të reja. U raportua se që nga fillimi i vitit, numri i atyre që humbën jetën për shkak të kolerës ka arritur në 190 mijë.

Sipas informacioneve, një e treta e atyre që janë prekur me kolere janë fëmijë nën moshën pesë vjeçare. Sipas të dhënave të OKB-së, në mesin e gjashtë vendeve ku kolera haset më së shpeshti, është kryeqyteti Sana dhe qyteti portual i al Hudeydas, i cili është strategjik i rëndësishëm për shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullatën civile.

Sipas raportit të DW Turqisht, OKB thotë se reshjet e papritura mund të jenë një nga arsyet për përhapjen e kolerës për këtë kohë të vitit. Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të zeza dhe përdorimi i ujit të patrajtuar për ujitje janë ndër arsyet e tjera të mundshme.

Në Jemen, ku lufta ka vazhduar që nga viti 2015, shpesh shfaqen sëmundje infektive. Në vitin 2017, më shumë se një milion raste të kolerës janë regjistruar brenda një periudhe tetë muajshe. Në mes të prillit dhe dhjetorit të të njëjtit vit, 2 mijë e 500 vetë vdiqën për shkak të sëmundjes.

Kolera e shkaktuar nga bakteret është një sëmundje që mund të përhapet me shpejtësi. Tek personat e prekur nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, mund të paraqitet një infeksion gastrointestinal i cili mund të shkaktojë vdekje.



Burimi : Rast Haber