Pse rrafshlartësia e Golanit është e rëndësishme për Izraelin?

Publikuar në Mars 28, 2019, 1:27 a.m.

Izraeli rrafshlartësinë e Golanit e ka okupuar në vitin 1967, ndërsa presidenti amerikan e ka nënshkruar njohjen amerikane të sovranitetit izraelit të kësaj pjese siriane. Izraeli e ka okupuar në vitin 1967 2/3 e rrafshlartësirës së Golanit. Siria në vitin 1973 u përpoq të kthejë territorin e okupuar, por Izraeli përkundër humbjeve të mëdha arriti të ruaj pjesën më të madhe të territorit të okupuar. Nga viti 1974 në vijën e ndarjes gjenden  forcat paqësore ndërkombëtare. Parlamenti izraelit Kneset në vitin 1981 përkundër kundërshtimeve të opinionit ndërkombëtar, ka aprovuar vendimin për aneksimin e rrafshlartësirës së Golanit shtetit izraelit. Aktualisht në atë hapësirë ekzistojnë rreth 30 koloni  çifute në të cilët jetojnë rreth 20.000 banorë. Nga ana tjetër në periudhën në mes viteve 1967 dhe 1973 rreth 150.000 sirian janë larguar nga Golani në brendësi të Sirisë. Aktualisht në pjesën e okupuar të rrafshlartësirës së Golanit jetojnë rreth 18.000 sirian, kryesisht pjesëtar të sektit Druz.

Në rrafshlartësirën e Golanit gjendet 1/3 e burimeve të ujit të cilën  e shfrytëzon Izraeli, ndërsa pushteti okupues intensivisht po hulumton  me shpresë se do të gjejë burimet e gazit, ndërsa besohet se në atë hapësirë gjenden edhe rezervat e naftës prej disa miliarda barel naftë. Hulumtimin e naftës të cilën e ka kryer kompania amerikane Genie Oil and Gas, ka treguar se në rrafshlartësirën e Golanit gjenden shtresat e naftës me trashësi  gjer në 350 metra, gjersa shtresat mesatare në naftës në botë janë në thellësi në mes 20 dhe 30metra.

Përveç interesave ekonomive të lartcekura, duhet marr parasysh se rrafshlartësira e Golanit është me rëndësi strategjike për mbrojtje nga çfarëdo përpjekje të depërtimit të forcave armiqësore pasi që ofron pozitë të mirë për mbikëqyrje të asaj se çfarë po ndodh në afërsi të kryeqytetit të Sirisë. Ariel Bolstein, kolumnist i gazetës Israle Hayom, konsideron se është e mundshme që edhe Rusia të njohë se Golani” është territori nën  sovranitetin izraelit”. Por, thekson Bolstein:” Kremljini nuk beson në shujta pa pagesë, dhe se sigurisht do të përpiqet të shantazhojë Izraelin ashtu që Tel Avivi të heq dorë nga aktivitetet tjera në Siri”. Bolstein konsideron se aneksimi izraelit i Golanit është i mundshëm pa marr parasysh që këtë nuk do të njeh Këshilli i Sigurimit i KB-së, si dhe si fakt  se kjo është e mundur cek rastet të cilët veç kanë ndodh, sikurse  është ajo e përcjelljes së sovranitetit egjiptian të ishujve Tiran Arabisë Saudite, si dhe aneksimi i njëanshëm i Krimesë nga ana e Rusisë të ish gadishullit ukrainas.



Burimi : SAFF