Nasrallah reagon ndaj vendimit të SHBA-së mbi lartësitë e Golanit

Publikuar në Mars 28, 2019, 12:23 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka bërë thirrje për tërheqjen e Iniciativës Arabe të Paqes kundër vendimit të SHBA-së mbi lartësitë e Golanit.

Duke folur për televizionin Al-Menar të Hezbollahut, Nasrallah reagoi ndaj ndaj faktit se SHBA-ja e ka njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, duke u shprehur se: “Tani as dënimet tua nuk na bëjnë dobi.”

‘TRUMP NUK I REGJISTRON REZULUTAT E OKB-SË’

Nasrallahu rikujtoi se shumë vende, qeveri dhe qindra miliona musliman, duke përfshirë udhëheqës që u takuan me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në vitin 2017 në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, panë lartësitë e Golanit si territor sirian të pushtuar nga Izraeli, dhe u shpreh se: “Trump e ndërmorri këtë hap për Izraelin. Kjo na dëshmon se administrata amerikane nuk ka regjistruar rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. SHBA përdor këto institucione për interesat e tyre, por i injoron ato nëse nuk i shërbejnë projekteve të tyre. Ky hap i SHBA gjithashtu tregon se institucionet ndërkombëtare nuk janë në gjendje të mbrojnë të drejtat e popujve.”

‘BOTA ARABE DËSHTOI NË NDËRMARRJEN E MASAVE’

Nasrallah, i cili argumentoi se bota arabe dështoi të ndërmerrte masa kundër vendimeve të SHBA-së, u shpreh se: “Reagimi i vërtetë i botës arabe duhej të ketë qenë për Jerusalemin. Unë nuk dua që vendet arabe të hapin luftë kundër Izraelit. Por, nëse vendeve arabe u ka mbetur pak nder, ata duhet të tërheqin nismën e tyre të paqes me Izraelin, të cilën ata e filluan në 2002 në Samitin e Ligës Arabe në Tunizi.

Nasrallah iu referua edhe deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Liban javën e kaluar, duke u shprehur se qëndrimi i Pompeos kundër Hezbollahun i ka bërë ata krenarë.



Burimi : Sputnik News