Donald Trumpi pranoi aneksimin izraelit të Golanit

Publikuar në Mars 27, 2019, 1:32 a.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka nënshkruar dokumentin me të cilën e pranon sovranitetin izraelit të rrafshnaltës së Golanit të okupuar . Deklarata është nënshkruar dje në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut.” Kjo ka pas dashtë të ndodh para disa dekadave”, ka deklaruar Donald Trumpi. Më herët SHBA-të, edhe pse ka mbetur aleat kryesor i Izraelit në Lindjen e Afërt, i ka respektuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sipas së cilës kontrolli izraelit mbi Golanin konsiderohet okupimi joligjor i territorit sirian.

Rusia, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të përkrahin vendimin e Donald Trumpit. Ministria e punëve të jashtme siriane ka theksuar:” Vendimi i Trumpit që të pranojë sovranitetin izraelit mbi Golanin është agresion mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”. Zëdhënësja ruse e ministrisë së punëve të jashtme ruse Marija Zaharova ka cek:” Për fat të keq, kjo do të mund të sjelle gjer te rrethi i ri i tensioneve në rajonin e Lindje së Afërt. Gjërat e këtillë vetëm mund të përkeqësojnë situatën”. Sekretari i Ligës Arabe vendimin e Trumpit e ka quajtur “shkelje të drejtës ndërkombëtare”.

Ministri turk i punëve të jashtme Mevlut Çavushogllu ka thënë: “SHBA-të prap kanë injoruar drejtën ndërkombëtare. Por, vendimi i tyre kurrë nuk do të legjitimojë aneksimin izraelit. Kjo, përkundër do të minojë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes paqësore dhe do të rris tensionet në rajon.” Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, pasi që Trumpi e ka nënshkruar dokumentin për njohjen e Golanit si pjesë e Izraelit, ka deklaruar se pozita e organizatës botërore për Golanin nuk ka ndryshuar. Duhet theksuar se Trumpi shumë shpejtë ka pranuar edhe të drejtën e Izraelit në vetëmbrojtje.

Çfarë do të jenë reagimet e mëtutjeshme në vendimin e Donald Trumpit, do të shohim gjatë ditëve në vijim. A do të ndjek dikush nga aleatët amerikan vendimin e Trumpit  në kundërshtim me të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara, që Golanin ta pranoj si territor izraelit, është çështje me rëndësi. Vendet e Bashkimit Evropian për momentin nuk do të ndjekin shembullin e tillë, por disa shtetet latino-amerikane dhe de fakto protektorate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mundet me siguri të theksohet.



Burimi : LOGIČNO