Grupi i armatosur sulmon fshatin në Mali: 115 të vdekur
155 anëtarë të komunitetit Fulani, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi nga një grup i armatosur, ku u zhvilluan konflikte ndëretnike në Mali të Afrikës Perënimore.
Kryetari i Komunitetit Fulani, Abdulaziz Diallo u shpreh se si pasojë e sulmit të antarëve të grupit Dogon ndaj fshatit Egossagou në orët e mëngjesit, humbën jetën 115 persona, në mesin e të cilëve edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.
U raportua se në këtë sulm u vranë edhe udhëheqësi i fshatit Egossagou dhe nipërit e tij.
Anëtarët e grupit Dogon kanë akuzuar komunitetin Fulani për mbështetjen e militantëve të lidhur me grupet terroriste në veri të vendit.
Anëtarët e Fulanit, të cilët jetojnë kryesisht në pjesën qendrore të Malit dhe kryesisht janë barinjë, kanë qenë objekt i sulmeve të ndryshme për shkak të incidenteve terroriste në rajon gjatë viteve të fundit.
Burimi : Sputnik News