Suksesi strategjik i jemenasve në jug
Është raportuar se forcat e Jemenit kanë kapur një rajon strategjik në provincën Dali në jug të vendit.
Një burim jemenas tha për agjencinë e lajmeve Fars, se forcat jemenase kanë kapur rajonin malor të Galemit, i cili ka një rëndësi strategjike, dhe i cili tani është i lidhur me provincën Dali në jug të vendit.
Burimi ushtarak jemenas tha se ushtria e Jemenit dhe forcat e Ansarullahut kishin shkaktuar humbje të mëdha për aleatët sauditë pasi hynë në rajon.
“Pas marrjes së këtij vendi nga forcat jemenase , ushtarët saudit humbën luftën në aksin ed-Demmet në provincën Dali", tha burimi, duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë strategjike të zonës së kapur.
Nga ana tjetër, televizioni al Mesire i Jemenit raportoi se forcat jemenase vranë një ushtarë saudit dhe 23 bashkëpuntorë saudit në frontet Jizan dhe Assir në Arabinë Saudite.
Burimi : Yakın Doğu Haber