Kryetari Hassan Ruhani uron iranianët me rastin e Nevruzit
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani në një mesazh shpreh urimet e tij për popullin iranian dhe të gjitha kombet që kremtojnë Nevruzin.
Urime, gëzuar për të gjithë iranianët dhe të gjitha vendet fqinjë që kremtojnë Nevruzin, veçanërisht ata që i shërbejnë njerëzve në vend që të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, thuhet në mesazhin.
Duke iu referuar problemeve me të cilat përballen njerëzit vitin e kaluar, Hassan Ruhani tha se përpjekjet e qeverisë janë bërë për të reduktuar këto vështirësi.
Ai premtoi gjithashtu vazhdimin e më shumë përpjekjeve dhe shpresave në Vitin e Ri.
Ai shtoi se qëllimi i qeverisë iraniane është të sigurojë njerëzit me produkte themelore dhe të lehtësojë problemet e punonjësve.
Në vende të tjera në fjalën e tij ai iu referua vetë-mjaftueshmërinë e fermerëve iraniane, punëtorëve, dhe industriesë së naftës dhe rafineritë dhe të gjithë ata që nuk kursyen asnjë përpjekje për ujë, energji elektrike, bujqësi, hekurudha, industri, miniera si dhe sektorëve të tjerë.
Ai vuri në dukje pa dyshim, iranianët do të arrijnë fitore dhe do t'i kalojnë të gjitha problemet duke bërë përpjekje të dyfishta.
Kryetari, Hassan Ruhani u bëri thirrje njerëzve që t'i afrohen qeverisë që të qëndrojnë kundër atyre që duan të thyejnë dinjitetin iranian.
Më parë, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në mesazhin e tij për ardhjen e vitit të ri iranian me porosinë "rritjen e prodhimit" si çështje kryesore e Vitit të Ri.
Burimi : IRNA