Pesë mijë pako ushqimore shpërndahen çdo ditë në rrugët që çojnë në Mashhad gjatë pushimeve të festës së Nevruzit

Publikuar në Mars 24, 2019, 12:31 a.m.

Një nga shërbimet e Astan Kuds Razavi gjatë pushimeve të Nevruzit është shpërndarja e përditshme e pesë mijë pakove ushqimore në mesin e vizitorëve  të cilët janë në rrugë për të vizituar Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait, thotë zëvendës kujdestari i vendeve të shenjëjta,të Astan Kuds Razavi.

Munabeti theksoi se me ardhjen e festës së Nevruzit shtohet dhe prania e madhe e vizitorëve në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait (a.s.) dhe  tha:

Sipas udhëzimeve të Kujdestarisë të Astan Kuds Razavi, shërbimi e ka  ka zgjeruar gamën e saj të shërbimit përtej Xhamisë së Shejtë të Imam Rizait  dhe shërben vizitorët edhe jashtë saj.

Ai shtoi se për këtë qëllim, pesë mijë dreka do të shpërndahen çdo ditë në 5 akset kryesore në qytetin e shenjtë të Mashhadit për Nevruz në mesin e vizitorëve nga 19 marsi deri më 3 prill 2019.

Ai vazhdoi se akset e Fariman, Sarakhs, Kalat, Neyshabur dhe Torbat Heydarieh janë akset ku shërbëtorët e Xhamisë së Shejtë të Imam Rizait (a.s.)  do të organizojë, do t’iu shërbejnë vizitorëve në këto 16 ditët e festave.



Burimi : Astan Quds Razavi