Izraeli ka uzurpuar të drejtën e Palestinezëve për ujë

Publikuar në Mars 21, 2019, 11:27 p.m.

Michael Lynk, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për drejtat njerëzore në territoret palestineze, ka akuzuar Izraelin se ka uzurpuar kapacitetet ujore dhe drejtën e pesë milion palestinezëve për shfrytëzimin e ujit. Ai këtë e ka deklaruar  mbledhjen e 40-të të Këshillit për drejtat njerëzore të KB-ve në Gjenevë.

“Palestinezët jetojnë nën okupim. Mungesa e furnizimit me ujë me të cilën janë përballur, shfrytëzimi i resurseve natyrore të cilat i takojnë atyre dhe shkatërrimi i mjedisit natyror të tyre, të gjitha këto janë shenja se ata nuk kanë kurrfarë ndikim me rëndësi në jetën e tyre të përditshme”, ka thënë Lynk dhe ka shtuar:”Politika izraelite e uzurpimit të resurseve natyrore palestineze dhe shkatërrimi i ambientit heq palestinezëve resurset vitale dhe kjo do të thotë se ata thjesht nuk mund të kenë të drejtë në zhvillim. Qasja izraelite në resurset natyrore në territoret e okupuara palestineze se ato i shfrytëzojnë si shtet sovran burimet e veta, janë me pasoja diskriminuese  të konsiderueshme”.

Lynk ka thënë se Palestinezët të cilët jetojnë nën pushtetin okupues duhet të gëzojnë të drejtat të cilët ju garanton e drejta ndërkombëtare, për të mbrojtur sovranitetin e tyre mbi pasuritë natyrore. Poashtu ka thënë se praktika izraelite e cila i rrëmben resurset natyrore krijon”shqetësim të ndjeshëm”.

“Me rrënjën e resurseve natyrore të ujit të pijshëm në Gazë, dhe pamundësisë së palestinezëve të kenë qasje në burimet vetanake të ujit në Bregun Perëndimor, uji u bë simbol i fuqishëm të shkeljes sistematike të drejtave njerëzore në territoret e okupuara palestineze”, ka thënë raportuesi i KB-ve dhe ka shtuar se: “Nga viti 2017, më shumë se 96% zë ujërave nëntokësore bregdetare në Gaza, e cila është burim kryesor i ujit për popullsinë e Gazës është e papërshtatshme për shfrytëzim njerëzore”.

Arsyet për këto janë përdorimi tej mase për shkak të dendësisë së popullimit në Gaza, pastaj ndotjet të cilët shkaktojnë ujërat e kanalizimit dhe të detit, bllokada izraelite e Gazës, e cila po zgjat 12 vite, si dhe sulmet ushtarake izraelite të cilët kanë paralizuar infrastrukturën e Gazës sidomos me mungesën konstante të energjisë elektrike, ka cekur raportuesi special i Kombeve të Bashkuara.



Burimi : SAFF