Mesazhi i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik me rastin e Nevruzit, Vitit të Ri, 1398

Publikuar në Mars 21, 2019, 11:24 p.m.

Falenderoj Allahun e Madhërishëm që më mundësoi që t'ia uroj popullit të madh iranian edhe këtë Vit të Ri, i cili përkoi me ditëlindjen e bekuar të Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut (as).

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

"O Ti, transformues i zemrave dhe gjendjeve shpirtërore,

Transformoji zemrat dhe gjendjet tona shpirtërore në format më të bukura ".

Falenderoj Allahun e Madhërishëm që më mundësoi që t'ia uroj popullit të madh iranian edhe këtë Vit të Ri, i cili përkoi me ditëlindjen e bekuar të Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut (as).

Gëzuar festën bashkatdhetarë të dashur! Shpresoj që dashtë Allahu  të gjithë juve t'a kaloni këtë Vit të Ri me lumturi, me shëndet, me zemër të g]zueshme dhe me sa më shumë suksese materiale dhe shpirtërore. Shpreh urim të veçantë për familjet e nderuara të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre, dërgoj përshëndetje të përzemërta për shpirtin e ndritur të Imam Humeinit (ra) dhe për shpirtrat e ndritur të dëshmorëve.

Kaluam një vit plot ngjarje të rëndësishme. Në vitin që lamë pas, populli iranian shkëlqeu me plot kuptimin e fjalës. Armiqtë kishin thurur plane. Kishin plane të mëdha për popullin iranian. Pjekuria dhe suçeltesija e popullit, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të të rinjve i asgjësuan planet e armiqve. Përballë sanksioneve të rënda dhe sipas tyre, të paprecedenta të SHBA dhe Evropës, populli iranian dëshmoi një kundërshtim të fuqishëm e të papërkulur si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Në aspektin politik, pasqyra e këtij reagimi ishte manifestimi masiv i 22 Bahmanit dhe qëndrimet e ndryshme të popullit në muajt e këtij viti.

Pasqyra e reagimit të popullit përballë konfrontimit ekonomik ishte shtimi i iniciativave dhe novacioneve shkencore dhe teknologjike, shtimi i  madh i kompanive të prodhimit të shkencës, rritja e prodhimeve strukturore dhe jetike të vendit, siç ishte inaugurimi para disa ditësh i disa fazave të projektit madhor energjitik të gazit Parsi Jugor, dhe para tij, inaugurimi i rafinerisë madhështore në Bandar Abas, etj. Në këtë mënyrë, populli iranian përballë armiqësisë dhe djallëzisë së armiqve qëndroi i patundur dhe arriti të dëshmojë madhështinë e tij duke ruajtur dhe forcuar dinjitetin e tij, dinjitetin e Revolucionit Islamik dhe të sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Problemi themelor i vendit vazhdon të jetë problemi ekonomik. 

Në veçanti gjatë muajve të fundit, u shtuan problemet ekonomike të popullit. Një pjesë e këtyre problemeve janë pasojë e menaxhimit të dobët në sferën e çështjeve ekonomike dhe patjetër këto mangësi dhe probleme duhet të zgjidhen. Ekzistojnë programe, janë përpiluar plane, të cilat dashtë Zoti, do të realizohen gjatë vitit 1398 që sapo ka nisur, dhe populli duhet t'i ndjejë rezultatet e këtyre planeve.

Ajo që dua të theksoj është se çështja kryesore,  serioze dhe emergjente e vendit  është çështja e ekonomisë. Në këtë sektor kemi probleme të shumta. Një nga çështjet më të rëndësishme të ekonomisë është rënia e vlerës së monedhës kombëtare. Po ashtu, edhe çështja e fuqisë blerëse të popullit.  

Gjithashtu një problem i rëndësishëm janë vështirësitë e fabrikave, mangësitë dhe mbyllja e disa prej tyre. Me sa kam studiuar dhe bazuar edhe në mendimet e ekspertëve, çelsi i zgjidhjes së këtyre problemeve është rritja e prodhimit kombëtar.

Vitin e kaluar 1397 e emëruam "Viti i Përkrahjes së Prodhimeve  Iraniane". Nuk mund të them se ky slogan u realizua në mënyrë të plotë, por mund të them se në përgjithësi këtij slogani i është kushtuar një vëmendje dhe rëndësi e madhe dhe në shumë raste ky slogan është mirëpritur dhe zbatuar nga populli. Padyshim që kjo do të ketë ndikim të madh.

Këtë vit, prodhimi është çështje themelore, të cilën dua t'a vendos në qendër të vëmendjes. Idenë time në lidhje me prodhimin dhe rëndësinë e tij do t'a parashtroj më gjerësisht në fjalimin tim në ditën e parë të Vitit të Ri.        Nëse prodhimi arrin në nivelet e duhura, edhe problemet e popullit do të zgjidhen, edhe pavarësia ekonomike e vendit do të forcohet, edhe problemi i punësimit do të zgjidhet, edhe rënia e vlerës së monedhës kombëtare do të evitohet dhe pozita e vendit përballë armiqve do të konsolidohet.

Prandaj, për mendimin tim çështja e prodhimit është çështja kryesore e këtij viti. Si rrjedhim, Vitin e Ri 1398 e kam emëruar "Bumi i Prodhimit". Të gjithë duhet të përpiqen që këtë vit prodhimi kombëtar të arrijë një bum të vërtetë.

Gjatë vitit të ri të gjithë duhet të përpiqen për realizimin e këtij slogani. Nëse realizohet ky qëllim, dashtë Zoti do të zgjidhen problemet ekonomike të vendit.  Urimet më të ngrohta nga zemra ime  për popullin e madh iranian dhe për të gjithë popujt që kremtojnë festën e Nevruzit!