Behruz Kemalvendi: Më 9 prill ka surpriza të reja

Publikuar në Mars 21, 2019, 11:02 p.m.

Zëdhënësi i Organizatës Energjisë Atomike të Iranit, Behruz Kemalvendi tha se muajin e ardhshëm Irani do të njoftojë suksesin e tij bërthamor 112.

Zëdhënësi i Organizatës Energjisë Atomike të Iranit, Behruz Kemalvendi tha se muajin e ardhshëm Irani do të njoftojë suksesin e tij bërthamor 112.

Kjo datë u njoftua të jetë 9 prilli, Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore. Kemalvendi deklaroi se arritjet në fushën e energjisë bërthamore janë nën tituj të ndryshëm. Kemalvendi tha se me këto suksese, i është dhënë mesazhi SHBA-së për kundërshtimin e sansioneve të saj, ndërsa kërcënimet janë kthyer në mundësi.

Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore majin e kaluar dhe filloi të vendos sanksione të rënda kundër Iranit. Ndërsa ishte në marrëveshje, Irani donte që palët e marrëveshjes të punojnë për të kompensuar efektet negative të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara .

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, nga ana tjetër, thotë se Irani mbetet besnik ndaj angazhimit të saj ndaj energjisë bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, nga ana tjetër, thotë se Irani mbetet besnik ndaj angazhimeve të tij ndaj energjisë bërthamore.



Burimi : Tesnim News Agency