Analisti libanez Enis Nakkash vlerëson aleancën e Rusisë me Iranin dhe Hezbollahun

Publikuar në Mars 17, 2019, 1:38 a.m.

Intervistuesi: Ka një gjë që nuk është hapur deri më sot, dhe kjo është marrëdhënia midis rusëve dhe iranianëve. Unë do të doja të hedh dritë mbi të dhe të ndriçoja disa paqartësi, nëse ka. Si mund ta cilësojmë marrëdhënien midis Iranit dhe Rusisë dhe vazhdimësinë e saj në rajon, e veçanërisht në Siri?

Enis Nakash: Kjo pasiguri mund të shihet në planin e mediave. Kjo ka këtë kuptim: Nëse ka kundërshtime, ka media që synojnë të ilustrojnë rënien e kësaj aleance. Ne mund t'i shohim qëllimet politike të disa amerikanëve në përmbysjen e aleancës Rusi-Kinë. Disa amerikanë, si Trump, thonë se ne duhet të jemi më afër Rusisë për të izoluar Kinën, ndërsa të tjerë thonë se ne duhet të punojmë me Kinën për të izoluar Rusinë. Në këtë rajon, disa amerikanë besojnë se aleanca Rusi - Iran është një kërcënim i madh, pasi së pari, aleanca solli një fuqi rivale në rajonin e Lindjes së Mesme. Së dyti, edhe pse Rusia nuk ishte pjesë zyrtare e Boshtit të Rezistencës, Aksi i Rezistencës u forcua. Tani Boshti i Rezistencës është më i fuqishëm, sepse ka sisteme të mbrojtjes ajrore, të dhëna të mëdha të inteligjencës dhe koordinim.

Sipas informacioneve të besueshme, iranianët ishin ata të cilët i sollën rusët në rajon / Siri, e jo e kundërta… Ndoshta fjala “i sollën” nuk është një fjalë e mirë, pasi që iranianët i bindën ata që të vijnë. Persianët i bindën rusët me fjalët e Saeed Jalilit. Saeed Jalili ka qenë kryetarë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Ai i kishte thë në Putinit kështu: “Lindja e Mesme është në pikën ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të dobëta në nivelin global dhe nëse bashkëpunojmë gjerësisht, mund ta dobësojmë atë edhe më shumë. Sepse protestat në rajon janë provë e qartë se si tashmë e kemi dobësuar Amerikën në rajon.”

Ky ishte një moment i veçantë që Presidenti Putin e kishte kuptuar, dhe më pas vendosi të vinte në Siri pasi mori garanci se Aksi i Rezistencës do të ishte në lidhje me forcën ajrore ruse, ndërsa punonte në terren.

Pika e dytë që e bind Putinin për këtë aleancë është çështja e terrorizmit. Ky terrorizëm nuk kufizohet vetëm në Sirinë dhe Irakun. Përkundrazi, ai shtrihet deri në Luginën e Fergana, e cila është kufiri midis ish Bashkimit Sovjetik dhe Afganistanit, dhe dihet mirë se Çeçenia po digjej para ardhjes së Presidentit Putin. Putini erdhi dhe përfundoi këtë rezistencë të armatosur. Për Federatën Ruse ekzistojnë edhe 7-8 republika myslimane si Tatarstani dhe Dagestani. Shërbimet inteligjente britanike, amerikane dhe saudite po puojnë ditë e natë për të ndezur këtë rajon. Prandaj, ekziston një interes në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Putin ka thënë shumë herë: "Ne po luftojmë me ta në Siri në mënyrë që ata të mos vijnë më vonë tek ne.”

Kjo çështje shtrihet deri në Kinë për shkak të ujgurëve dhe kërcënimeve separatiste, dhe sot Kina ka një problem. Paratë po derdhen në këtë zonë. Ka 4 mijë luftëtarë uygurësh në Siri. Unë nuk e di se kush i merr nga Kina dhe i trajnon ata.

Për të gjitha këto, marrëveshja e iranianëve dhe rusëve është strategjike. Nga këndvështrimi gjeo-politik, marrëveshja Iran-Rusi-Kinë për Afganistanin, që është zemra e Azisë Qendrore sot, është formësur, është në fush dhe vazhdon në një mënyrë të fuqishme, sesa në një kufi apo një shtet. Dua të them, konsensusi strategjik Iran - Rusi nuk mbetet me dosjen siriane. Ajo madje u zgjerua në ekuilibrat ndërkombëtar që sfiduan ndikimin e Amerikës dhe çështjet që lidhen me sigurinë e Rusisë dhe Kinës. Nëse jeni duke mbrojtur sigurinë e brendshme të një shteti, kjo është shumë e rëndësishme për shtetet e mëdha. Për këtë arsye, Rusia është një aleat strategjik.

Nëse tani në zonën siriane keni dallime të tilla si a do të fillojë së pari Idlibi apo Deyr ez Zor, apo se a jemi të mjaftueshëm për vetën, të gjitha këto kthehen drejtë perspektivave të ndryshme të Iranit dhe Rusisë. Irani është një fuqi rajonale dhe i sheh ngjarjet si një fuqi rajonale. Rusia është një forcë globale dhe i sheh ngjarjet si një fuqi globale. Prandaj, iranianët nuk mund të thonë "Unë mund të tërheq turqit 100% në boshtin tim". Sepse ekziston një ekuilibër i fuqisë midis turqve dhe iranianëve. Rusët kanë mundësinë të imagjinojnë, të punojnë dhe të kenë sukses në sjelljen e turqve në NATO dhe t'i çojnë ato në Organizatën Shanghai. Iranianët nuk mund ta bëjnë këtë. Dhe kjo ndonjëherë është arsyeja e taktikave të ndryshme të iranianëve dhe rusëve.

Sa për Izraelin, rusët nuk janë të interesuar për lirinë e Palestinës. Por, Rusia nuk e kundërshton as rezistencën e fortë të Boshtit të Rezistencës ndaj Izraelit dhe ndaj ushtrisë izraelite, që është një mjet amerikan dhe perëndimor. Kur armët ruse u bënë më të larta se armët perëndimore, raketat ruse anti-tank Cornet filluan të shiten në të gjithë botën. Sot kemi parë se si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe blejnë raketa S-400 dhe se si të gjithë po shkojnë drejt armëve ruse. E gjithë kjo është për shkak të faktit se armët ruse që kanë filluar me rezistencën e Hezbollahut dhe kanë përfunduar me praninë e drejtpërdrejtë të rusëve në rajon, tregojnë qartë ndikimin e tyre në rajon.

Intervistuesi: Por më falni, Dr.Nakkash, sipas fjalëve të zyrtarëve të famshëm rus, Rusia dha garanci për sigurinë e Izraelit. Si do të bëjë Irani aleancë apo bashkëpunim të fortë me Rusinë, e cila garanton sigurinë e Izraelit? Rusët po e përsërisin këtë çdo ditë. Duket se rusët kanë arritur një marrëveshje me amerikanëve, duke u thënë: “Mos u shqetësoni, ju mund të largoheni nga Siria, lërnani neve sigurinë e Izraelit. Mos flisni me Iranin dhe Hezbollahun, ne flasim me ta, ju mos u merakosni.”

Enis Nakkash: Zotimi ndaj sigurisë së Izraelit është diçka ndryshe nga mbrojtja e Izraelit. Amerika thotë se: "Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të qëndruar më të fortë në të gjitha shtetet arabe. Dhe ne jemi të angazhuar për sigurinë dhe mbrojtjen e saj.” Rusia nuk i thotë Izraelit se jemi të zotuar që të ju mbrojmë, sepse rusët po veprojnë sipas ligjit ndërkombëtar. Rusia thotë se çdo vend që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe është anëtar i Kombeve të Bashkuara- Izraeli është një anëtar i njohur nga OKB-ja, dhe mund të vazhdoj në këtë mënyrë. Me fjalë të tjera, Rusia nuk e mbështet zyrtarisht një luftë të madhe rajonale. Megjithatë, a mundet Rusia të parandalojë Aksin e Rezistencës apo Sirinë nga marrja e një vendimi për të marrë përsëri lartësitë e Golanit? Jo. Sepse edhe kjo është gjithashtu një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Intervistuesi: Pra, pse Rusia e largoi Iranin dhe Hezbollahun nga jugu i Sirisë?

Enis Nakkash: Do t'ju kthej tek deklarata e Presidentit Putin ku tha se: "Ne duhet të kthehemi në marrëveshjen e armëpushimit dhe të kujtojmë se lartësitë e Golanit janë territore të pushtuara.” Putini nuk harroi ta thotë këtë fjalinë e fundit. Fakti se a do t’i largojnë rusët iranianët nga lartësitë e Golanit, apo jo, apo se a do t’i afrojnë ata aty, apo jo, janë vetëm detaje. Pse janë vetëm detaje? Më lejoni t'ju them se çfarë thonë izraelitët sot. Pas gjithë gëzimit të Netanjahut, sot izraelitët thanë: "Ne kemi informata se Irani dhe Hezbollahu në jug të Sirisë heqin uniformat e tyre dhe veshin uniformat e  ushtrisë siriane.”

Intervistuesi: Në rregull, kuptova.

Enis Nakkash: Këtë po e thojnë izraelitët, e jo unë… Së dyti, Boshti i Rezistencës është sot në Siri dhe ekzistenca e tij është e garantuar nga një marrëveshje zyrtare midis Sirisë dhe Iranit, e cila ka të bëjë me rindërtimin e ushtrisë siriane në nivelin më të lartë për të eliminuar të gjitha rreziqet. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne duam të bëjmë ushtrinë siriane më të fuqishme se më parë dhe t'i japim atij kapacitet për të ndërtuar raketa. Çfarë kapaciteti raketor? Nëse Izraeli ka frikë nga kapaciteti i raketave të Hezbollahut, çfarë do të ndodhte po të ishte kapaciteti i njëjtë tani edhe në Siri? Përkundër këtij fakti, nuk dua të fsheh nga populli ynë atë që izraelitët tashmë e dinë, 90% e raketave në duart e rezistencës në Liban janë ose të prodhuara nga Siri, ose të arritura përmes mundësive të Sirisë.

Intervistuesi: A janë këto prodhim i Sirisë apo i Iranit?

Enis Nakkash: Jo jo ... Teknologjia e sotme mund të transferohet. Përderisa keni të drejtën e licencës, mund të filloni të prodhoni vet.

Intervistuesi: Fransiche?

Enis Nakkash: Po përmes Franchise ose bashkëpunimit ... Ndonjëherë ju keni përvojë në një çështje dhe unë kam përvojë në një çështje tjetër, ata bashkëpunojnë hapur. Irani dhe Siria bënë një marrëveshje. Ata nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen mes dy shteteve, që ka për qëllim rindërtimin e ushtrisë siriane. Aksi i Rezistencës, i cili tani ka zgjeruar praninë e tij midis Sirisë dhe Libanit, është problemi i Izraelit, dhe tani rrethanat kanë ndryshuar. Ku janë rusët në këto zhvillime? A do t’i thonë presidentit Assad se ju nuk keni të drejtë të armatoseni dhe të merrni përsëri lartësitë e Golanit, ose se ju duhet të jeni më të dobët? Sigurisht, nëse dikush mendon se Aksi i Rezistencës do të vijë dhe do të mbjellë flamurin e Hezbollahut në kufirin sirian me Derën ose regjimin sionist, kjo do të konsiderohet si një provokim i bashkësisë ndërkombëtare. Kush mund të parandalojë vendimin e Sirisë për të marrë përsëri ushtrakisht lartësitë e Golanit? Ligji ndërkombëtar u lejon atyre ta bëjnë këtë, ligji ndërkombëtar ... Dhe Rusia i lejon ata ta bëjnë këtë, dhe në të vërtetë dëshiron që ata ta bëjnë këtë, ta marrin Golanin përsëri. Boshti i Rezistencës nuk dëshiron më shumë se kaq nga Siria. Çështja e emancipimit të Palestinës do të vazhdojë në kontekste të tjera nga Aksi i Rezistencës. Prandaj nuk ka ndonjë kundërshtim Iran – Rusi. Përkundrazi, bashkëpunimi dhe koordinimi midis forcave ruse dhe Hezbollah është në nivelin më të lartë. Dhe rusët ishin thellësisht të ndikuar nga luftëtarët e Rezistencës së Hezbollahut të cilët luftuan në 50 gradë në shkretëtirat e Sirisë dhe në minus 14 gradë në stuhitë e dëborës në majat e maleve. E gjithë kjo ndodhi para syve të rusëve. Rusët panë aftësinë e Hezbollahut për të vepruar si një tërësi dhe jo vetëm në grupe të vogla guerrile, por edhe si një brigadë e forcave tokësore. Ishte e vërtet se Seyyid Hasan Nasrallah ishte befasuar kur i kishin thënë se “Ata kanë çliruar në Siri një fushë pesë herë më të madh se Libani”, por kjo ishte e vërteta. Hezbollahu kishte çliruar 50 mijë kilometra katrorë hapësirë, dhe Hezbollahu ishte në gjendje të çlirojë dhe kontrollojë tërë zonën.

Intervistuesi: Kjo është e vërtetë. Duke përdorur brigada të armatosura dhe taktike…

Enis Nakkash: Po. Çdo lloj force ... Po ndodh një ndryshim kaq i madh dhe themelor. Dhe nuk e ekzagjeroj kur them që sot, në Boshtin e Rezistencës Nasrallah, ka gjysmë milion luftëtarë të trajnuar. Dhe sot, krahasuar me luftën në vitin 2006, Rezistenca ka arritur pikat më të mira në aspektin e kapaciteteve taktike, komanduese dhe operacionale. Për këtë, Nasrallah tha se ata kanë 40 rajone ushtarake në Liban sot dhe se vetëm një nga këto rajone ka më shumë se të gjitha kapacitetet e Hezbollahut në vitin 2000. Për këtë arsye po ndodhin ndryshime të mëdha në ekuilibrin e pushtetit.



Burimi : Middle East Observer