20 mijë irakian nga Siria kthehen në vendin e tyre

Publikuar në Mars 14, 2019, 12:38 a.m.

Është njoftuar se 20 mijë irakian të cilët kishin ikur nga kërcënimi i ISIS-it dhe kishin shkuar në lindje të Sirisë, tani do të kthehen në vendet e tyre.

Drejtori i Departamentit të Lindjes së Mesme të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Fabrizio Carboni ka njoftuar se 20 mijë irakian të cilët kanë ikur nga rajoni i fundit nën pushtimin e ISIS-it, brenda disa javësh, në do të kthehen në Irak, në përputhje me marrëveshjen me Bagdadin.

Fshati Baguz në lindje të Sirisë, që është rajoni i fundit nën pushtimin e ISIS-it, për një kohë të gjatë, ishte nën rrethimin e Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA.

Në një deklaratë të bërë për agjencinë e lajmeve Reuters, Carboni u shpreh se shumë shtetas irakian kanë hyrë në kampin al-Hul.

Carboni tha se: “Nuk kam diçka zyrtare; por ne po flasim për rreth 20 mijë njerëz. Në mesin e tyre ka edhe gra dhe fëmijë.”

Carboni, i cili tha se qeveria e Irakut ka treguar një tendencë për të marrë këta njerëz, shtoi se: “Por gjithashtu është e qartë se kjo situat sjell shumë probleme; këta persona konsiderohen si një kërcënim për sigurinë.”

Fabrizio Carboni tha se nuk mund të jepet një afat i caktuar për dërgimin e këtyre personave në Irak,  dhe se kjo mund të marrë disa javë, apo edhe disa muaj kohë.

Kryqi i Kuq njoftoi se shumica dërrmuese e këtyre njerëzve janë civil, por se ekziston edhe mundësia që në mesin e tyre të ketë anëtarë të ISIS-it.



Burimi : Yakın Doğu Haber