Afrika e Jugut ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Publikuar në Mars 13, 2019, 1:46 a.m.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka thënë se do të ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike të Afrikës së Jugut me Izraelin.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka thënë se si rezultat i vendimit të marrë nga partia e tij në konferencën ndërkombëtare, do të ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Sipas agjencisë së lajmeve Safa, Ramaphosa tha në fjalimin e tij në parlament se palestinezët mbështesin të drejtën e tyre për vetëvendosje si dhe luftën që e bëjnë për të.

Ramaphosa u shpreh se janë duke punuar në drejtim të zbatimit të vendimit për uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, duke vënë në dukje se: “Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të të drejtave ndaj popullit palestinez.”

Udhëheqësi i Afrikës së Jugut theksoi nevojën për të ushtruar presion mbi Izraelin.



Burimi : Rast Haber