SHBA është e shqetësuar ndaj qëndrimit të Libanit për Hezbollahun

Publikuar në Mars 13, 2019, 1:30 a.m.

Disa burime diplomatike kanë thënë se SHBA është e shqetësuar për qëndrimin e autoriteteve libaneze në mbështetje të Hezbollahut.

Në një raport të bazuar në burimet diplomatike të gazetsë Kuvajt al-Anba, u raportua se zyrtarët amerikan janë të shqetësuar për qëndrimin e presidentit dhe ministrit të jashtëm libanez, si dhe të zyrtarëve të vendit, të cilët janë në mbështetje të Hezbollahut.

Sipas informacioneve të marra në lidhje me këtë çështje, arsyeja për këtë pakënaqësi është se qeveria libaneze, e cila gjithnjë e akuzon Hezbollahun për korrupsion financiar, ka filluar të luftojë korrupsionin me përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje.

Në një deklaratë të bërë para disa ditëve, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes libaneze Hezbollah, Seyyid Hasan Nasrullah theksoi nevojën për të luftuar korrupsionin.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të vizitojë Libanin në ditët në vijim.



Burimi : Rast Haber