Ne e shohim vendimin e Anglisë si një shpallje lufte

Publikuar në Mars 12, 2019, 12:51 a.m.

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze Hezbollah, Sayyid Hasan Nasrullah u shpreh se: “Futjen e Hezbollahut në listën e organizatave terroriste dhe nënshtrimin e tij ndaj sanksioneve, ne e shohim si një shpallje lufte.”

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze Hezbollah, Sayyid Hasan Nasrullah bëri një deklaratë sot në orët e mbrëmjes.

Sayyid Hasan Nasrullah u shpreh se: “Disa njerëz mendojnë se vetëm miqtë tanë dhe njerëzit e pasur e mbështesin rezistencën. Por, përkrahësi kryesor i rezistencës është populli. Ne jemi krenarë për mbështetjen e marrë nga populli”, duke shtuar se: Ne jemi dëshmitarë të faktit se shumë qytetarë libanezë luftuan kundër terrorizmit për hir të rezistencës me jetën dhe pronën e tyre. Populli libanezë na ndihmoi aq sa mundi.

Duke iu referuar sanksioneve të Amerikës kundër Hezbollahut, Sayyid Hasan Nasrullah u shpreh se: “Shtetet e Bashkuara mund të rrisin këto sanksione kundër nesh dhe miqve tanë në të ardhmen. Deri më tani, ata kanë vendosur shumë sanksione. Me këtë metodë ata duan të na lënë në gjendje të vështirë.”

Sekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut u shpreh se: “Sot, çdo vend ka përgatitur një listë të organizatave terroriste për vete. Që do të thotë se në të ardhmen, disa vende do të përgatisin një listë të organizatave terroriste dhe do ta përfshijnë Hezbollahun në të. Por ne do t'i parandalojmë këto komplote.”

Nasrullah vuri në dukje se: “Kur qeveria aktuale e SHBA-së erdhi në pushtet, ajo filloi një projekt të madh për të dominuar në rajon. Por, lufta e bërë nga Irani, Libani, Palestina, Jemeni dhe Siria, e ka mundur këtë projekt. Shtetet e Bashkuara, të kryesuar nga fronti i stabilitetit, po përpiqen të destabilizojnë Sirinë, Jemenin, Irakun dhe vendet e tjera që nga viti 2011 e tutje. Por forcat e rezistencës kanë zhytur në ujë shumë plane të tyre.”

Sayyid Hasan Nasrullah u shpreh se: “Arsyeja pse Anglia na ka çuar në listën e organizatave terroriste janë sukseset që kemi arritur. Ata e dinë shumë mirë se ne jemi në një pozitë të fortë. Futjen e Hezbollahut në listën e organizatave terroriste dhe nënshtrimin e tij ndaj sanksioneve, ne e shohim si një shpallje lufte. Dhe ne do të dalim fitimtar nga kjo luftë.”



Burimi : Rast Haber