Nuk ka rezultat nga takimi në mes të talebanëve dhe SHBA-së

Publikuar në Mars 12, 2019, 12:42 a.m.

Bisedimet e paqes mbi Afganistanin po vazhdojnë në kryeqytetin e Katarit, Doha, ndërsa burimet afër Talibanit thanë se nuk ka ndonjë rezultat.

Sipas agjensisë së lajmeve Tesnim, burimet pranë Talebanit thonë se raundi i 5-të i bisedimeve midis SHBA-së dhe talebanëve, i zhvilluar në Doha, nuk pati një rezultat pozitiv deri më tani, dhe se bisedimet kaluan në raundin e 6-të.

Ndërsa talebanët kërkuan tërheqjen e forcave amerikane në Afganistan, Amerika nuk e pranon këtë gjë.

Në një lajm në lidhje me këtë çështje, gazeta Washington Post raportoi se Shtetet e Bashkuara njoftuan  se talebanët do të tërhiqen nga Afganistani në një kalendar pesëvjeçar, por talebanët dëshironin që ky kalendarë të jetë më së shumti një vit.

Bisedimet e paqes, të cilat filluan më 25 shkurt dhe po zgjasin për periudha të shkurtra deri më sot, përbëjnë raundin e pestë të negociatave që filluan vitin e kaluar. Qeveria e Kabulit ende nuk përfaqësohet në bisedime.

Ndërkohë, talebanët thanë në një deklaratë se në bisedimet me SHBA-në që po vazhdojnë  në qytetin Doha, është refuzuar armëpushimi.

Ndërsa zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, një deklaratë mohoi se  ishte diskutuar armëpushimi dhe dialogu me qeverinë e Kabulit në bisedimet e vazhdueshme me SHBA-në në Doha. Komandanti i Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan, gjenerali Scott Miller, po ashtu mori pjesë në disa bisedime.



Burimi : Rast Haber